Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së i përgjigjet Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: Përgjigja ime u nxor nga konteksti

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së i përgjigjet Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: Përgjigja ime u nxor nga konteksti

Thomas Greminger

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger ka reaguar pas deklaratave që ngjalli ftesa e tij publike për palët e përfshira në çështjen e teatrit, për të ushtruar vetëpërmbajtje dhe për t'i lënë procedurave institucionale kohën e duhur për të marrë një vendim.

Greminger thotë se përgjigja e tij është nxjerrë nga konteksti teksa deklaron se OSBE mbetet e përkushtuar për të mbështetur procesin e reformave në Shqipëri.

"Vërej me shqetësim se përgjigja ime ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti. Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t’i lënë procedurave institucionale kohën e duhur për marrjen e një vendimi në lidhje me një çështje të ndjeshme e të politizuar. Jam i bindur se institucionet do të jenë të afta që t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje ligjore, në përputhje me sundimin e ligjit dhe parimet demokratike. Unë dhe OSBE mbetemi të përkushtuar që të mbështesim procesin e reformave në Shqipëri", shkruan Greminger.

Në përgjigje të ftesës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Greminger deklaroi se të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.

Postimi i plotë i Greminger

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen