Sekretari John Kerry uron Kosovën
me rastin e 8 vjetorit të Pavarësisë

Sekretari John Kerry uron Kosovën<br />me rastin e 8 vjetorit të Pavarësisë
Me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, përshëndeti përparimin që vendi ka bërë drejt integrimit Euro-Atlantik.

"Në emër të Presidentit Obama dhe qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, - thuhet në urim, - kam kënaqësinë t’i dërgoj urimet më të mira popullit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që ju festoni tetë vjetorin e pavarësisë më 17 shkurt. Gjatë vizitës sime në Kosovë në dhjetor, përshëndeta përparimin që vendi juaj ka bërë kohët e fundit drejt integrimit Euro-Atlantik.

Ky përparim përfshin avancimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, nënshkrimin e një marrëveshjeje për kufirin me Malin e Zi, sigurimin e një marrëveshjeje me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.

Këto dhe hapa të tjera tregojnë vendosmërinë tuaj për t'u bërë anëtare e plotë dhe produktive e komunitetit Euro-Atlantik. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës, ndërkohë që ajo merr vendimet e vështira dhe të nevojshme për të ecur më tej në rrugën drejt stabilitetit, begatisë dhe integrimit më të madh rajonal. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e me të gjithë popullin e Kosovës dhe ju urojnë edhe një herë në këtë ditë të veçantë."

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin