Sekretariati i Fondit të Ballkanit
Perëndimor do ngrihet në Shqipëri
Shqipëria është zgjedhur vendi ku do të ngrihet Sekretariati i Fondit të Ballkanit Perëndimor, një vendim ky i marrë gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishagradit dhe të Ballkanit Perëndimor, i cili u zhvillua në Bratislavë të Sllovakisë. Kjo është hera e parë që në Shqipëri vendoset selia e një organizate rajonale.
SLLOVAKI- Shqipëria është zgjedhur vendi ku do të ngrihet Sekretariati i Fondit të Ballkanit Perëndimor, një vendim ky i marrë gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishagradit dhe të Ballkanit Perëndimor, i cili u zhvillua në Bratislavë të Sllovakisë. Kjo është hera e parë që në Shqipëri vendoset selia e një organizate rajonale, dëshmi e një kontributi në rritje të vendit tonë në drejtimit të politikave të bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë.
Takimi, ku merrte pjesë edhe ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, i organizuar nga Sllovakia si vend që ka kryesinë e radhës të Grupit të Vishegradit, kishte si qëllim t’i përcillte vendeve të Ballkanit Perëndimor përvojën e Polonisë, Hungarisë, Çekisë dhe Sllovakisë në fushën e integrimit evropian.
Diskutimet gjatë takimit u përqendruan në tre tematika: shteti ligjor, qeverisja e mirë dhe transparenca si dhe bashkëpunimi rajonal.
Ministri Bushati në fjalën e tij u ndal në vëmendjen që Shqipëria i kushton bashkëpunimit rajonal në politikën e jashtme, duke përmendur edhe kontributin e palës shqiptare si në Konferencën e Berlinit, ashtu edhe në procesin që e ka pasuar atë e që synon përmirësimin e infrastrukturës rajonale, rritjen e shkëmbimeve dhe forcimin e lidhjeve mes popujve.
Kryediplomati shqiptar shtoi se këto janë edhe disa prej prioriteteve të Kryesisë shqiptare të SEECP gjatë këtij viti.
“Riorganizimi i Komisionit të ri që vendos Përfaqësuesen e Lartë për Politiken e Jashtme dhe Zëvendës Presidentin e Komisionit në krye të drejtimit dhe koordinimit të Politikës së Jashtme dhe Zgjerimit si dhe Paketa e Zgjerimit 2014 kanë rritur fokusin mbi zgjerimin si një projekt gjeostrategjik politik”, tha ministri Bushati.
Në takim u diskutua gjithashtu mbi pritshmëritë e vendeve të rajonit nga Komisioni i ri Evropian, mbi situatën në Ukrainë dhe krizën në Siri e Irak, ndërsa pjesëmarrësit ndanë mendimin se sfidat e përbashkëta duhen përballuar bashkërisht.
PDF - Deklarata e Përbashkët e Grupit te Vishegradit mbi Ballkanin PerëndimorRedaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
14.1%
-
Jo
82.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5296
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Shqiptari me precedentë penalë kapet duke shitur drogë në rrugë! I gjenden rreth 200 gramë kokainë dhe 1500 euro cash
11 Tetor, 15:59
-
Juventusi ndjek nga afër Ardian Ismajlin, e pranon edhe trajner: Gati për një klub të madh
11 Tetor, 15:57
-
Përurohet shkolla 9-vjeçare ‘Musine Kokalari’ në Kombinat, kapacitet për 750 nxënës
11 Tetor, 15:55
-
Admirali i NATO-s: Veprimet e njëanshme jashtë dialogut Kosovë-Serbi përshkallëzojnë tensionet
11 Tetor, 15:48
-
FORMACIONI/ Sylvinho ‘skicon’ titullarët mes mungesave, statistikat e Çeki – Shqipëri! Praga i sjell fat tanëve, Kombëtarja zbret sot në fushë
11 Tetor, 15:47
-
Lufta/ Sulme të tjera izraelite ndaj bazave të UNIFIL, 2 ‘kaska blu’ të plagosura! 22 të vdekur në Bejrut, IDF: Vramë kreun e njësisë raketore të Hezbollah
11 Tetor, 15:26
-
Tre shenjat e horoskopit që duan të jetojnë vetëm në luks
11 Tetor, 15:19
-
‘Ali Demi’ kthehet në burg të hapur, Fehmi Sufaj për Report Tv: Të burgosurit do vuajnë dënimin sipas një plani! S' ka mbipopullime
11 Tetor, 15:01
-
‘Borxh për të larë borxhet’, Ministria e Financave nis procedurat për eurobondin e ri 600 mln € në vitin 2025
11 Tetor, 14:56
-
Basha takon kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Respektimi i plotë i të drejtave të shqiptarëve rruga e sigurtë e përparimit europian
11 Tetor, 14:55
-
Batuta dhe vlerësime, Orban: Kemi të ftuar një artist të politikës! Rama: Jo vetëm turistë por kemi patur dhe mbretëreshë nga Hungaria
11 Tetor, 14:50
-
I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi do të ekstradohet në Gjermani! Gjykata e Lartë i refuzon rekursin 'Peshkaqenit'
11 Tetor, 14:36