SHBA - Departamenti Amerikan ka bërë të ditur se Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton është kthyer në punë pas një muaji shqetësimesh shëndetësore.
Zonja Klinton u shtrua për disa ditë rrjesht në një spital, pasi nga mungesa e hidratimit ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua duke pësuar goditje në kokë.
Departamenti i Shtetit thotë se zonja Clinton ka zhvilluar takim me dyert të mbyllura me ndihmës sekretarët e shtetit dhe gjatë kësaj jave ajo do të takohet me Presidentin afgan Hamid Karzai, i cili do të vizitojë Uashingtonin.
Mjekët e sekretares amerikane thanë se gjendja e saj shëndetsore është përmirësuar dhe i kanë rekomanduar që për disa javë të mos bëj udhëtime jashtë vendit.
Gjithashtu Clinton pritet të dëshmojë para Kongresit Amerikan për sulmin e 11 shtatorit në ambasadën amerikane në Bengazi, ku la të vdekur ambasadorin e SHBA-ve dhe tre diplomatë të tjerë amerikanë.
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com