Sekretarja në burg! Do të verifikohen nëse ka ndryshuar të tjera vendime të gjyqtares...në letër e audio

Sekretarja në burg! Do të verifikohen nëse ka ndryshuar të tjera vendime të gjyqtares...në letër e audio

TIRANË - Ndryshimi i vendimeve gjyqësore nga sekretaria e Gjykatës Administrative në Vlorë, ka bërë që prokuroria e këtij qyteti të kërkojë informacion pranë kësaj gjykate, lidhur me vendimet e tjera që dyshohet të jetë ndryshuar. Më konkretisht gjyqtares G. Xhelili, me të cilën punonte si sekretare e arrestuara Edlira Shehu, i është kërkuar që të nxjerrë të gjitha vendimet në dokument dhe audio me qëllim verifikimin nëse këto vendime rakordojnë me atë çfarë ka vendosur gjyqtarja, apo janë ndryshuar në dokumente nga ish-sekretarja e saj Edlira Shehu. Vetë kjo e fundit gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka ndryshuar vendimet e gjykatës, duke pohuar se një veprim të tillë e ka kryer në disa raste kundrejt lekëve për të shlyer borxhet e familjes. Por Shehu nuk ka qenë në gjendje t'i kujtonte të gjitha rastet, para prokurorit të çështjes Arjan Xhaferaj.

Nisur nga kjo situatë prokurori ka kërkuar bashkëpunim me gjyqtaren Xhelili dhe sektorin e IT-së pranë kësaj gjykate, me qëllim dëgjimin e të gjitha vendimeve gjyqësore në versionin audio dhe krahasimin e tyre se çfarë është shkruar në letër. Për të kryer këtë veprim hetimor sigurisht kërkohet pak kohë, por është mënyra e vetme për të zbardhur të gjitha shkeljet që ka kryer e arrestuara Edlira Shehu. Prej ditës së shtunë kjo e fundit është mbyllur në qeli nga gjykata e Vlorës, duke caktuar për të masën e “arrestit në burg”. Deri në këtë fazë të hetimit prokuroria ka provuar dy raste të ndryshimit të vendimit, ndërsa rasti i tretë akoma më i rëndë është grisja dhe zhdukja e fashikullit gjyqësor të një kompanie private. Edlira Shehu është arrestuar në Tiranë, në zonën e “Liqenit të Thatë”.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave