Nga viti i parë fiskal, pas ardhjes në pushtet në 2005 dhe deri më sot, qeveritë e kryeministrit Berisha kanë premtuar gjëra të parealizueshme, me synimin e qartë për të fituar votat, gjatë fushatave elektorale dhe më pas nuk u ka dhënë shtresave më në nevojë fondet e premtuara, siç del edhe nga raporti “Monitorimi Publik i Ministrive 2009-2010”, i hartuar nga lëvizja “Mjaft”, ku është analizuar buxheti i shtetit, mënyra e hartimit dhe zbatimit të tij.

Shqetësimi kryesor mbi buxhetin e shtetit është përdorimi i tij në mënyrë të ndryshme nga premtimet elektorale. P.sh. kompensimi në vlerë i ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve është një premtim i fortë i qeverisë para zgjedhjeve të vitit 2009.

Qeveria akordoi 1 miliardë lekë në vitin 2008 për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë, e dyfishoi këtë në vitin 2009 kur qenë zgjedhjet dhe e reduktoi sërish në nivelin e vitit 2008 në vitin pasardhës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me fondet për ish-pronarët, të cilëve iu akordua 500 milionë lekë që nuk u shpërndanë në vitin 2008, ndërsa plani u tejkalua me tre herë në vitin 2009 dhe në vitin 2010. Fondet për ish-pronarët në vitin 2010 u shpenzuan të gjitha në muajt gusht dhe tetor, ndërkohë që fushata.