Jessica Alba ka treguar seksretet e trupit të saj në formë perfekte në kopertinën e revistës SELF.

Ajo ka thënë se e urren që të ushtrohet për të mbajtur trupin e saj në formë jashtë.

Mamaja e dy fëmijëve ka thënë se pasi solli në jetë vajzën Honor, ka bërë për disa kohë palestër dhe pastaj është shkëputur pasi i dukej shumë e mërzitshme.

jessica alba

Të njëjtën gjë ka bërë edhe pas lindjes së djalit.

Nga mosha 17 deri në 27, aktorja shprehet se ka luajtur nëpër filma të cilët kërkonin edhe angazhim fizik prandaj nuk ka qenë e nevojshme që të ushtrohej edhe në palestër.

Kohët e fundit ajo ka filluar të punojë jashtë vetëm për të hequr stresin, “për t’i dhënë mendjes pak pushim”, thotë Jessica.

Unë ndjek për veten time të njëjtën filozofi që ndjek për fëmijët e mi, thotë ajo.

Konsumojmë shumë proteinat, fruta të freskëta dhe perime.

Aktorja është e martuar me Cash Warren prej 6 vitesh dhe thotë se ndihet më mirë 33 vjeçe se sa 23.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)