Sekreti për të jetuar sa më gjatë? Të jesh beqare, të paktën kështu shprehet 115 vjeçarja Emma Morano, gruaja më e vjetër në Itali në Evropë dhe e renditura në vendin e pestë në klasifikimin e grave më të vjetra në botë. Historinë e jetës së saj ajo e ka bërë publike në "New York Times".
Nëpërmjet tregimit të historisë së saj Emma, e lindur më 29 nëntor 1899, ka dhënë edhe recetën për jetëgjatësinë. Në vitin 1938 pasi i biri ndërroi jetë pak vite pasi erdhi në jetë, Emma vendosi të ndahej nga bashkëshorti i saj. Ndonëse pretendentët nuk I kanë munguar Morano zgjodhi të jetonte vetëm dhe të mos martohej sërish.
“Nuk doja të më komandonte më askus.”-ka theksuar moshuara. E në fakt ajo vijon të jetojë vetëm në apartamentin e saj duke mos punësuar askënd që të përkujdeset për të, askush që ta ndihmojë, përveç mbesës së saj e cila vjen çdo mëngjes për ta ndihmuar të përgatisë për të ngrënë.
Një tjetër detaj interesant që ajo rrëfen është se kur i thanë se vuante nga anemia, dieta e saj ka qenë gjithnjë e njëjta, 3 vezë të pagatuara në ditë. Elementë të tjerë në dietën e saj janë pak mish I grirë I pagatuar, një pjatë e vogël pasta, supë dhe një banane. Megjithatë sipas disa studiuesve një factor I rëndësishëm I jetëgjatësisë është edhe gjenetika. Dy nga motrat e Moranos kanë ndërruar jetë një në moshën 100 vjeçare dhe tjetra në moshën 102 vjeçare.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com