Seks dhe drogë, jeta luksoze
e peshkopit me paratë e kishës

Seks dhe drogë, jeta luksoze<br />e peshkopit me paratë e kishës
Skandalet në Kishën Katolike në Itali nuk kanë të mbaruar. Një peshkop është në hetim pasi dyshohet se përvetësonte paratë e të varfërve për të bërë një jetë luksi.
 
Mediat italiane bëjnë me dije se ish peshkopi Pietro Vittorelli ka përvetësuar mbi 500 mijë euro nga dhurimet që bëheshin në kishë për njerëzit në nevojë, për të organizuar takime seksi dhe për të konsumuar dogëra.

Vittorelli ka qënë drejtues i kishës “Abbazia di Montecassino”. Shpesh herë ai është akzuara se ka marrë para nga paratë e kishës për të bërë jetë luksi dhe për të udhëtuar në Londër,Milano, Brazil etj. Në vitin 2010 ai është denoncuar se ka konsumuar extasy. Në qershor të vitit 2013 Vittelli ka marrë 44 mijë e 500 euro,më parë kishte përvetësuar 141 mijë euro dhe 202 mijë euro. Këto para përdoreshin për të blerë shtëpi dhe për të financuar një jetë luksi.

Prokurorët italianë në bazë te hetimeve thanë se ish- peshkopi shpenzonte deri në 34 mijë euro në muaj. Madje në një natë të kaluar në Londër ai kish shpenzuar 7 mijë euro për hotelin, ku darka kish kushtuar 700 euro.

Redakisa online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime