U arrestua nga policia me akuzën e marrëdhënieve seksuale me të miturat, 22 vjeçari nga Durrësi Alban Gjata habit inspektorët e policisë .
 
Sipas dëshmisë pranë oficerëve, Gjata është shprehur se ai s’ka pasur dijeni se është vepër penale marrëdhënia me një 12-vjeçare siç ka ndodhur me vajzën që ai shoqërohej prej disa kohësh.
 
Gjata është prangosur dhe ndaj tij gjykata ka caktuar tashmë masën e sigurisë arrest me burg. 
 
22- vjeçari i arrestua 2 ditë më parë sepse pasi kishte marrë vajzën e mitur dhe fillimisht e kishte çuar në Durrës, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale. Teksa më pas ata kanë ardhur në Tiranë dhe kanë qëndruar në një hotel te “Rruga e Kavajës”.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)