Seks në grup dhe prostitucion, dëshmia e 'Zogut të Tiranës': Vajzat donin vetë, nuk e bënin për lekë

Seks në grup dhe prostitucion, dëshmia e 'Zogut të Tiranës': Vajzat donin vetë, nuk e bënin për lekë

I arrestuari, Hermes Nikaj

Detaje të reja kanë dalë në dritë për sa i përket operacionit “Your turn” (Radha jote) që zbuloi një rrjet prostitucioni  në Tiranë ku në pranga ka rënë edhe 28-vjeçari Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”.

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, raporton se Nikaj, i ka mohuar akuzat që rëndojnë mbi të, duke thënë se ai nuk ka lidhje fare me prostitucionin. Sipas dëshmisë së Nikajt në polici, marrëdhëniet seksuale vajzat i kryenin me dëshirë dhe nuk paguhej asnjë lek.

"Marrëdhëniet kryheshin me dëshirë, nuk paguhej lekë. Asgjë nuk e bënim për lek. Vajzat nuk i dërgoja unë. Ata shkonin me dëshirë . Kërkonin vetë të shkonin nëpër lokale dhe jo kundrejt pagesës. Ky nuk quhet prostitucion." mësohet të ketë thënë 'Zogu i Tiranës'.

Nikaj u arrestua mbrëmjen e së shtunës në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ në kuadër të operacionit të koduar "Your Turn", pas një hetimi 1 vjeçar nga policia dhe Prokuroria e Tiranës, përmes përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimeve në terren. Së bashku me  'Zogun e Tiranës' në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë A.Gj, 47 vjeç banues në Mamurras, A.N 43 vjeç lindur në Fier dhe banues në Kanada për veprën penale të "prostitucionit" dhe 43-vjeçarja me inicialet A.B,pronare e një qendre estetike në Tiranë. Ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë edhe dy vajza 20 e 32 vjeçare nga Tirana, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në policia ka dëshmuar edhe pronarja e qendrës estetike e cila ka deklaruar se vajzën të cilën dyshohet se e përdornin për prostitucion e ka mike prej disa vitesh.

Hermes Nikaj (Zogu i Tiranës), i cili është një emër i njohur i ekranit për shkak të pjesëmarrjes në disa emisione televizive, dyshohet të ketë rolin e menaxherit, siguronte vajza dhe gra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë. 

Ndërkohë 43-vjeçarja me inicialet A.B, pronare e një qendre estetike në Tiranë, biznes që e kishte kthyer në rekrutim të vajzave për prostitucion. Sipas hetimeve të kryera, 43-vjeçarja fillimisht punësonte vajza si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion  duke i dërguar në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.  

Hermes Nikaj ka edhe një qendër të vetën estetike të ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, "Te Zogu", por ende nuk dihet nga hetimet nëse edhe në qendrën e tij estetike shfrytëzonte vajza për prostitucion.

Burime nga hetuesit thanë se  ky grup shfrytëzonte vajzat edhe në clube të ndryshme të Tiranës, por edhe si eskorta, vajza që shfrytëzohen nga personazhet VIP jo vetëm për marrëdhënie seksuale me lekë, por i shoqërojnë edhe në udhëtime, hotele, me vlera më larta financiare. 

Policia thotë se janë sekuestruar 2 fuoristrada të markës BMË, 10 aparate celular të markës I-phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë