Menjëherë pas publikimi të videoskandalit, ku kryebashkiaku i Peshkopisë Shukri Xhelili i kërkon një 20 vjeçareje favore seksuale në këmbim të një vendi pune, qeveria pritet ta shkarkojë.
Burime nga qeveria bëjnë me dije për Shqiptarja.com se kryetari i Bashksië së Peshkopisë do të shkarkohet nesër me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërkohë pritet edhe shoqërimi i tij në komisariatin e Dibrës.
Po ashtu mësohet se Policia ka sekuestruar pamjet filmike nga televizioni Ora News, ndaj kryebashkiakut Xhelili ndërsa Prokuroria e Dibrës ka urdhëruar nisjen e menjëhershme te hetimeve për akuzën e "shpërdorimit të detyrës".
Pas shkarkimit pritet edhe arrestimi i kryebashkiakut.
Kryebashkiaku socialist u denoncua nga një 20 vjeçare, pasi i kishte kërkuar asaj favore seksuale në këmbim të një vendi pune, në një galeri arti.
Videoskandali ka tërhequr menjëherë edhe vëmendjen e deputetëve në Kuvend, të cilët janë filmuar duke parë videon, e publikuar në emisionin "të paekspozuarit", të Ylli Rakipit.
/Shqiptarja.com