Sipas një eksperti, në qoftë se bëni seks rregullisht i’u ndihmon të dukeni më të rinj për një kohë më të gjatë, por mbi të gjitha seksi ul rrezikun e vdekjes. Hulumtimi i Dr. David tregon se burrat dhe gratë e moshuara që kanë një jetë seksuale të rregullt duken pesë deri në shtatë vjet më të rinj se mosha e tyre aktuale.
Ai gjithashtu shtoi se të gjithë njerëzit e moshave të ndryshme duhet të jenë të vetëdijshëm për përfitimet që sjell një jetë e shëndetshme seksuale. Sipas tij, ata që dukeshin më të rinj se mosha e tyre aktuale ka gjasa të kenë kryer marrëdhënie seksuale 50 % me shumë se pjesa tjetër.
Studiuesi nga Spitali Mbretëror i Edinburgut tha se njerëzit duhet të jenë aktiv seksualisht gjatë gjithë jetës së tyre, sepse kënaqësia seksuale kontribuon në cilësinë e jetës.
Seksi gjithashtu ndihmon edhe për të “djegur” dhjamin e tepërt te ata persona që kanë një peshë trupore mbi normën e lejuar, si dhe forcon sistemin imunitar.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com