Sekuestrimi i 2 tonë drogë
në burg rojet e Kakomesë

Sekuestrimi i 2 tonë drogë<br />në burg rojet e Kakomesë
TIRANE- Gjykata e krimeve të Rënda në Tiranë dha sot në mesditë masën e arrestit burg për 5 rojet e fshatit turistik Kakome, ku tre ditë më parë u gjet i braktisur një kamion frigorifer i ngarkuar me 2 tonë mariuane. Droga ishte destinuar për Greqi dhe do të kalonte me gomone drejt Ishullit të Korfuzit.

Sipas prokurorisë të arrestuarit Dritan Binjakaj, 39 vjeç, Edmond Ferraj, 28 vjeç, Gligor Konomi, 20 vjeç, Ferik Xhelili, 22 vjeç dhe Arsim Binjakaj, 18 vjeç, që të gjithë nga Vlora janë organizatorë të trafikut. Të arrestuarit pretendojnë se nuk kishin dijeni për furgonin me drogë.

“Nuk dimë gjë se kush ka lënë furgonin me drogë. Ne kemi qenë roje të parkingut në Kakome”- kanë thënë të akuzuarit para gjyqtaret Liljana Bato.

Prokuroria deklaroi se kishte prova se të arrestuarit kanë dijeni për personat që kanë lënë furgonin me drogë.

SEKUESTRIMI I DROGES
Mbrëmjen e së mërkurës policia e Sarandës zbuloi në gjirin e Kakomesë, në një rrugicë në anën jugore të këtij gjiri, një furgon frigoriferike, tip “Benz”, me ngjyre të bardhë dhe targa Vl 22 69 C të ngarkuar me lëndë narkotike e llojit mariuane. U gjetën 2000 e 77 kilogram lëndë e narkotike e ndarë në 172 pako. Droga nga Lazarati do të transportohej drejt Greqisë. Policia u vu në ndjekje dhe të një gomoneje e cila më pas kishte arritur të largohej drejt Korfuzit.

Një ditë më pas u bë arrestimi i 5 rojeve ndërsa u shpall në kërkim Bledar Binjakaj. Nga kontrolli i mëtejshëm u gjeten dhe sekuestruan edhe  dy automatik model kallashnikov, gjashte kallëpe lëndë eksplozive (tritol) në peshë 3 me nga 200 dhe 3 me 400 grame, dy mbështjellje fitil zjarrpërcjellës, si dhe një sasi fishekësh model -56 dhe model -54, në total 2575 copë. Operacioniu kodua "Gracka".
Ky është i dyti rast gjatë këtij viti, që policia e Sarandës bllokon një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike. Dy muaj më parë, pothuajse në të njëtin vend, u bllokuan 1.5 ton hashash, ndërsa tre person u ndaluan.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese