Sekuestrimi i 500 kg droge në Vlorë, Policia: Do transportohej në rrugë detare drejt Turqisë

Policia ka dalë në një deklaratë për mediat pas operacionit për sekuestrimin e drogës. Rreth 500 kg kanabis e ndarë në 34 pako ishte gati për trafikim dhe grupi që u godit do ta kalonte përmes rrugëve detare në Turqi.

“Nga hetimet e kryera, vepronin në mënyrë të organizuar për ta trafikuar drejte shtetit turk. Kishin përpunuar ambalazhuar lëndën narkotike, dhe më pas në automjetin po e transportin drejt detit me qëllim transportin drejt Turqisë. Në lagjen 11 janari është bllokuar automjeti dhe sekuestroi 34 pako të mbushur me kanabis”, tha policia.

Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri, 8 celularë, 4 automjete.

Deklarata e plotë

Ky operacioni është rezultat i një procedimi të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e  Prokurorisë së Vlorës, që është iniciuar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorise Vendore Policise Vlorë. Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe veprimtarive kriminale, në vijim të megaoperacionit policor kombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë referuan pranë organit procedues, ku nisi procedimi nr.1348/2023,  i cili u ndoq për disa muaj, me metoda speciale hetimi.    
  
Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, të organizuar si grup, kryenin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, dhe po bëheshin gati për të transportuar nëpërmjet kufirit detar, një sasi të madhe lënde narkotike kanabis, me qëllim trafikimin drejt Turqisë.Bazuar në këto informacione u organizua dhe u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “RESET”, në kuadër të të cilit, strukturat hetimore të DVP Vlorë, me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe të Repartit Special “RENEA”, arrestuan në flagrancë shtetasit:    

Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;
Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë.
 
Në vijim të operacionit u ndaluan shtetasit: 
Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë;
Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.
 
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe në Tiranë,  gjenealitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për arsye hetimore.

Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt shtetit turk, nëpërmjet rrugëve detare. Këta shtetas kishin përpunuar dhe ambalazhuar lëndën narkotike në magazinën e 2  vëllezërve Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj, dhe më pas, me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e transportonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë.   

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të forcave pjesëmarrëse në këtë operacion është bërë e mundur që në lagjen “11 Janari”, të bllokohet automjeti që drejtohej nga shtetasi Nertin Gjoni. Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshe totale 500 kilogramë. 

Operacioni ka vijuar  me kontrollin e  magazinës, në fshatin Trevllazër, ku janë kapur në flagrancë shtetasit Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj. Gjithashtu, në vijim të operacionit janë kapur dhe disa shtetas të përfshirë në këtë rast, si dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë. Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni ka rezultuar se këta shtetas vepronin të organizuar në formën e një grupi, për të prodhuar, ambalazhuar dhe trafikuar lëndë narkotike kanabis, jashtë vendit.

Operacioni është në vijim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e   shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Operacioni policor  “RESET”, një shembull i bashkëpunimit korrekt, ligjor dhe profesional mes Policisë së Vlorës dhe Prokurorisë. Gjej rastin për të falënderuar Prokurorinë e Vlorës dhe të gjithë punonjësit e Policisë të DVP Vlorë, të Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH-së dhe të Repartit Special  “RENEA”, të cilët kontribuan për këtë operacion, në mënyrë të veçantë Komandën e Guardia di Finanza-s në Vlorë, për asistencën gjatë këtij operacioni. 

Të nderuar qytetarë të qarkut Vlorë, që na keni mbështetur në punën tonë të përditshme, për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar krimin, dua t’ju siguroj se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë maksimalisht të angazhuara dhe të vendosura për të luftuar krimin me ashpërsinë e ligjit. Në këtë kuadër ju ftoj të vijoni të mbështetni Policinë, duke denoncuar çdo paligjshmëri dhe ne ju garantojmë anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe profesional.   


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Sekuestrohet 500 kg kanabis në Vlorë, do trafikohej drejt Turqisë! Droga e ndarë në 34 pako, 7 në pranga (EMRAT)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin