Sekuestrimi i anijes me 22.5 mijë ton naftë nga Rusia, Gjykata e Durrësit lë në burg kapitenin! Avokati: Nuk bëri shkelje

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg kapitenin rus të anijes që u kap në Durrës me naftë kontrabandë që dyshohet se ka ardhur nga Rusia. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për kapitenin Aleksei Smaznov. Avokati mbrojtës kërkoi masë ‘arrest me shtëpi’, por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë. Mësohet se avokati mbrojtës ka thënë para trupës gjykuese se kapiteni nuk ka bërë asnjë shkelje. Sipas tij, kapiteni nuk importoi naftë kontrabandë, por thjesht u kap në tentativë, pasi anija ishte në radë.

Anija çisternë "Grace Felix" u bllokua 6 milje larg portit të Durrësit me me 22.500 ton naftë kontrabandë në bordin e saj. Dyshohet se nafta ka ardhur nga Rusia dhe anija kishte destinacion "Romano Port" ku do të shkarkonte ngarkesën për llogari të kompanisë shqiptare "Bella Gaz" me pronar Ilir Bellën.

Dyshohet se anija është ngarkuar në Azerbaixhan me naftë ruse në një kohë që drejtuesi i anijes deklaron se ngarkesa është marrë në portin grek të Kallamatës nga një tjetër anije çisternë. Autoritetet doganore dhe ato policore dyshojnë se nafta është me origjinë nga Rusia, ndërsa ka dyshime se ngarkesa shoqërohet me dokumente false. 

Anija e bllokuar me naftë kontrabandë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:54
Durrës/ Lihet në burg kapiteni i anijes me 22.5 mijë ton naftë kontrabandë nga Rusia

1677915276_finalprojekt.00450518.Still019.jpg

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg kapitenin rus, Aleksei Smazno,  të anijes e cila u kap me 22.5 mijë ton naftë kontrabandë nga Rusia. Mësohet se avokati mbrojtës ka thënë para trupës gjykuese se Kapiteni nuk ka bërë asnjë shkelje.

“Kapiteni nuk ka bërë asnjë shkelje. VKM thotë që anija nuk duhet të lejohet të importojë naftë jo të bllokohet. Në rastin konkret kemi të bëjmë vetëm me tentativë pasi anija ishte në radë.”

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjoni: 23/11/2024 15:40

    Iris! Po sekuestroja e Bellos pse ju çfuqizua dhe Kapiteni Rus në burg?

    Përgjigju
  • Iris: 04/03/2023 23:40

    /Nuk beri shkelje,por beri tentative/!!!-Ja ky eshte i pari i ketij lloji xhevahir i mendjes se avokatit! Me mire gjej nje alibi tjeter qe t'a besosh dhe vete,o avokat,pastaj t'jua sheses gjykatave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI