Sekuestrimi i drogës në Frakull të Fierit, Report Tv siguron akt-ekspertizën: Brenda 400 thasëve me pleh kimik u gjet 485.5 kg kokainë

Në 400 thasët me pleh kimik të Frakullës ishin 485.5 kg kokainë. Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, ka siguruar akt ekspertimin e Prokurorisë së Posaçme për drogën e sekuestruar në banesën e ish kryekomunarit të Frakullës Viktor Çervenakut, shtëpi e kthyer në laborator droge. Sipas akt-ekspertimit që disponon Report TV, rezulton se në 485.5 kg kokainë ishte e përzier me plehun në thasët që vinin nga Kolumbia në Mal të Zi për tu depozituar në laborator në Frakull të Madhe të Fierit.

Ky dokument hedh poshtë pretendimet e mbrojtësve të të arrestuarve të cilët thanë publikisht se klientët e tyre kishin porositur vetëm pleh kimik dhe prania e kokainës nuk ishte e vërtetuar, pavarësisht se analizat e kryera më parë në Mal të Zi vërtetonin të kundërtën.

Report Tv më herët ka publikuar edhe dosjen e Prokurorisë së Posaçme të paraqitur në gjykatë për caktimin e masave te sigurisë për 10 të të arrestuarit, ku është zbardhur roli i secilit prej tyre shoqëruar edhe me përgjime ambientale dhe telefonike. Nikolin Gjolena, i njohur Niko Lushnjari, cilësohet si personi kyç i trafikimit të kokainës nga Kolumbia në Frakull të madhe të Fierit. Aktualisht 10 të arrestuarit janë ne qeli me vendim të Gjykatës së Posaçme, vendim i cili është ankimuar  nga avokatët me pretendimin se të arrestuarit nuk kanë lidhje me këtë trafik.

Laboratori i drogës në Fier u zbulua pasditen e 24 nëntorit , ku u sekuestrua edhe 485.5 kg kokainë, që nëse do të dilte në treg do të kushtonte 40 mln euro. Laboratori u zbulua, përmes një operacioni të DEA-s Amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik u porosit nga vëllai i ish-kryekomunarit të Frakullës, Viktor Çervanaku. Droga  u nis nga Kolumbia në maj dhe mbërriti në Shqipëri me kamion nga Mali i Zi në shtator. Në pranga ka rënë Zenel Çervenaku bashkë me 9 të tjerë, të akuzuar për “grup të strukturuar kriminal”, e ndërsa 1 tjetër është në kërkim. Për laboratorin e kokainës u arrestuan, Viktor Çervenaku, Zenel Çervenaku, Denilson Çervinaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona. 

Në burg apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për të lënë në burg 5 personat e akuzuar për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, Bledar Matoshin, Redion Meshin, Julian Malajn, Enxhi Ferhatin dhe Klajdi Vrionin (Kodrën).

Ekspertiza nga policia shkencore

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh