FIER- Një sasi e madhe kokaine e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ka zbuluar një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit. Burime për Report Tv mësojnë se banesa ku është zbuluar laboratori i kokainës, është në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut. Mësohet se për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut, kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenaku, jetonte në Tiranë.

Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti, është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Operacioni i cili është zhvilluar nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, është mbajtur i fshehur, dhe janë vëzhguar thasët me pleh kimik ku ishte e fshehur edhe kokaina, të cilat janë marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Frakull i Madh në Fier.

Deri tani janë arrestuar 15 persona dhe mësohet se 4 prejt tyre, janë të rinjtë që u kapën sot në Tiranë me pistoleta dhe kllashnikovë, të cilët dyshohet se janë pjesë e këtij grupi. Ato arrestuan pasi kanë dalë në përgjime dhe po mbaheshin në vëzhgim. Janë sekuestruar edhe armë, 2 kallashnikovë, 1 shotgun dhe 1 çifte.

4 të arrestuarit sot në Tiranë, si pjesë e laboratorit të kokainës në Fier janë, Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët. Policia lokale është shmangur për shkak të dyshimeve për dekonspitim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
4 të arrestuarit me pistoleta e kallashnikovë në Tiranë, pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Fier

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në një aksion madh të policisë malazeze dhe asaj shqiptare, si dhe DEA-s amerikane. Report Tv mëson se nga 15 të arrestuarit, pjesë e këtij grupi janë edhe 4 të rinjtë që u kapën sot në Tiranë me pistoleta dhe kallashnikov.

Ata janë identifikuar si Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët.

Mes tyre është edhe Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i cili është i njohur për policinë pasi Klajdi Kodra është autori i plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri në 27 maj 2021.  

Ora 19:35
Laboratori i kokainës në Fier, flet kryeplaku i fshatit: Ishin rreth 200 thasë në oborrin e banesës së Çervanakut

 

Kryeplaku i fshatit Frakull i Madh në Fier tha se në banesën e ish-kryetarit të komunës së Viktor Çervenakut, ku u zbulua laboratori i drogës, u gjetën 200 thasë me pleh kimik, ku dyshohet se ishte fshehur kokaina.

‘Thasë kanë pleh kimik. Mund të jenë nja 200 thasë dhe ishin përjashta. Kishte vetëm fishekë. Banesa është e Viktor Cervenakut. Mund të ishin nja 50 polic. Nuk e di nga kishin ardhur thasët. Por është drejtor tani në bashkinë e Tiranës.’- u shpreh ai.

Ora 19:32
VIDEO/Laboratori i drogës në Fier/ Ky është momenti i transportit të thasëve me pleh kimik ku ishte fshehur kokaina

 

Report TV ka siguruar pamjet e momentit kur kokaina e zbuluar në laboratorin e kokainës në Fier transportohet me kamionë. Siç shihet e gjithë lënda narkotike është e futur në dhjetëra thasë të bardhë ku kishte edhe pleh kimik që shërbente si kamuflim i lëndës narkotike.

Ora 19:29
FOTO/ Transformoi banesën në laborator kokaine, ky është ish kryetari i komunës Frakull

1669314006_page.jpg

Ky është Viktor Çervanaku, ish kryetari i komunës Frakull e Madhe, i cili kishte kthyer banesën e tij në laborator droge.

Ora 19:17
Dalin pamjet nga laboratori i kokainës në Fier! Banesa ku përpunohej droga e ish-kryetarit të komunës Frakull

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga laboratori i kokainës në fshatin Frakull i Madh në Fier. Në pamje shihet banesa ku përpunohej kokaina. Mësohet se banesa ku bëhej përpunimi i kokainës ishte e në pronësit të Viktor Çervanakut, ish-kryetar i komunës Frakull në Fier.

Ora 18:33
Mbërriti nga Amerika Latine, si ishte fshehur kokaina që do të përpunohej në një laborator në Fier

Kokaina e cila është zbuluar në portin e Tivarit në Malin e Zi, kishte mbërritur nga Amerika Latine e futur në disa thasë me pleh kimik, me një sasi prej 400 kg. Kokaina u zbulua në muajin korrik dhe u mbajt në vëzhgim deri në momentin kur u tërhoq nga shtetas shqiptarë për tu përpunuar në laboratorin e kokainës në Fier.

 

Ora 18:26
Laboratori i drogës, aksioni nga DEA amerikane! Sasia e kokainës prej korrikut nën vëzhgim në Tivar

1669314247_finalprojekt.00092117.Still002.jpg

Kokaina e cila u mbajt në vëzhgim në Portin e Tivarit, ishte zbuluar që prej muajit korrik dhe po priteshin porositësit që të shkonin dhe ta merrnin. Operacioni mbajt i fshehur dhe është zhvilluar nga DEA amerikan, SPAK si dhe nga policia malazeze.

Ora 18:10
Si u ‘kapën mat’ trafikantët e drogës që kishin laboratorin në Fier, morën kokainën në Tivar! Ishte prej 4 muajsh nën vëzhgim

1669309918_47446228284449FCA1B3F253F829DB9Aw1200r1.webp

Laboratori i drogës në Fier është zbuluar pasi në muajin korrik u pikas një sasi e madhe e kokainës në Tivar në Mal të Zi. Ajo u mbajt nën vëzhgim prej disa muajsh dhe pasi është marrë nga atje dhe është sjell në Fier është ndërhyrë.

Ora 17:50
Dyshohet për laborator kokaine në Fier! SPAK lëshon disa urdhër arreste

Një laborator kokaine është zbuluar në Fratar të Fierit, e ndërsa janë arrestuar disa persona, ndonëse nuk ka një numër konkret. Operacioni është realizuar nga SPAK, i cili ka nisur prej disa muajsh dhe është në vijim e sipër.

Dhjetëra forca policore ndodhen në vendin e ngjarjet ku po kryen kontrolle, e ndërsa raportohet edhe që në këtë operacion është përfshirë edhe DEA Amerikane.