Sekuestrimi i kompanisë së inceneratorëve të Tiranës, Basha: Rama ka ndërtuar një shtet me të korruptuar

Sekuestrimi i kompanisë së inceneratorëve të Tiranës, Basha: Rama ka ndërtuar një shtet me të korruptuar

Lulzim Basha

Lulzim Basha ka vijuar me takimet në bazë, ku kësaj radhe ka takuar strukturat drejtuese të Qarkut Gjirokastër. Nga ku takim, Basha ka komentuar sekuestrimin e kompanisë së inceneratorëve të Tiranës, ku thotë se dosja e kësaj afere është një dëshmi se Rama ka ndërtuar një shtet të të korruptuarve.

“Me strukturat drejtuese të Qarkut Gjirokastër nisëm punën për riorganizimin e forcimin e Partisë Demokratike. Pa humbur kohë duhet të jemi gati për përballjen me një pushtet që punon kundër interesave të qytetarëve. Dosja e Inceneratorëve, si dhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkish e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin - janë dëshmi se Edi Rama ka ndërtuar një shtet të të korruptuarve”, shkruan Basha.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se nuk ka rrugë tjetër për ta pastruar Shqipërinë përveçse lufta nga korrupsioni. Ai thotë se me paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe oligarkëve, do i ishin krijuar mundësi më të mira për studentët që mos të largoheshin apo do ishin dhënë më shumë subvencione për bujqësinë.

“Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive e klienteliste dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe llogaritë e oligarkëve do t’i mundësonin çdo qeverie t’u krijojë kushte studentëve të mos largohen e fermerëve subvencione për bujqësinë. Përballja pa kompromis me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës janë jetike në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë”, shkuan Basha.

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK sekuestroi kompaninë koncensionare të inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy B.V. S.P.V.”. Nën sekuestro u vendosen edhe kompania nënkontraktuese dhe një pronë 611 m2 në Durrës. Në njoftimin e SPAK theksohet se bosët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara rreth 4 mln euro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
Sekuestrimi i kompanisë së inceneratorëve të Tiranës, Zhupa: SPAK të vazhdojë hetimet deri te koka e grupit të strukturuar kriminal

 

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar sërish për sekuestrimin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Në një deklaratë për mediat, Zhupa tha se SPAK duhet t’i vazhdojë hetimet deri te koka e kësaj afere. Sipas Zhupës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë vepruar të koordinuar si një organizatë e strukturuar kriminale sa i takon çështjes së inceneratorëve.

"SPAK nuk mund të anashkalojë mënyrën se si u bë gara për djegësin e Tiranës, si iu dha bonusi prej 8 pikesh 9 muaj para se te regjistrohej kompanisë fituese, e cila u regjistrua vetem një ditë para lidhjes së kontratës, si rastësisht me te njëjtët pronarë përfitues me Elbasanin dhe Fierin. Spak nuk mund te injoronte si u shpreh në emër të Keshillit te Bashkise dhe qarkut Tiranë, ne menyre antiligjore Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë, si nisi pa incenerator dhe si vazhdon po pa incenerator pagesa e 29 eurove për ton?!

Qeveria e Ramës dhe Bashkia e Tiranës e Veliajt kanë vepruar të koordinuar si një organizatë e strukturuar kriminale, ku vendimet përgatiteshin nga zyra private dhe ekzekutoheshin në zyra publike. SPAK duhet t’i lidhë zyrtaret, siç janë të lidhur me njëri- tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal, me në krye kryetarin e qeverisë, Edi Rama. Çdo përpjekje për t’i copëzuar synon mbrojtjen e tyre nga kjo akuzë e tmerrshme dhe reale dhe nuk ndihmon në nxjerrjen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur qindra miliona euro nga taksat e qytetarëve.

Vetëm dje, pas vitesh denoncime të Partisë Demokratike, përballje me forcën e provave dhe fakteve, padive në SPAK, më në fund u hap kapaku i pusetës së inceneratorit inekzistent të Tiranës. Partia Demokratike vlerëson çdo masë dhe vendim për zbatimin e ligjit. Por, Partia Demokratike deklaron se sekuestrimi i inceneratorit te Tiranes behet dy vite pasi pronaret e tij, fiktiv apo ne letra, janë shpallur ne kërkim dhe në fakt, kjo mase ndryshe nga dy të tjerët, djegësi i Elbasanit dhe Fierit as qe mund të kryhet, sepse në Sharrë nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka as sot incenerator. Letrat dhe kompania e Zoto-Mërtirit mund të sekuestrohen.

Njoftimi që SPAK beri tregon edhe hetimin e veprës penale “shpërdorim detyre” një vepër që nuk i përket as Zotos, as Mërtirit, dy individë qe me se shumti janë vetëm aksionerë dytësorë të sipërmarrjes Rama- Veliaj. “Shpërdorimi i detyrës” ju takon Edi Rames, Erion Velise dhe anëtarëve te tjerë te organizatës kriminale qe ngritën si sipërmarrje te tyre djegsat, dhe realizuan vjedhjen e shekullit. SPAK nuk mund t’ju servirë si pronarë të vërtetë Zoton dhe Mertirin, kur me firmat dhe vulat e tyre te tille mund te provohen Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi etj.

Zoto dhe Mërtiri nuk mund te ndryshonin praktiken e trajtimit te mbetjeve ne Tirane, nuk mund te dërgonin siç ka dërguar Erion Veliaj kater shkresa për miratimin e koncensionit, nuk mund të tjetërsonin para nëse qeveria dhe bashkia nuk do jepte para për djegie plehrash kur djegës nuk ka. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Thesarit, të përpunuara nga Open Data Albania, në periudhën 4 Prill 2018 – 12 Qershor 2023, Bashkia Tiranë ka kryer 150 transaksione me vlerë 56.6 milionë euro për llogari të kompanisë “Integrated Energy BV SPV”. Këto 56.6 milion euro dhe të tjera që jepen akoma vidhen nga taksat e qytetarëve, hiqen nga buxheti i shtetit dhe nuk kryejnë asnjë funksion.

Të gjitha ata që sot janë në burg apo në kërkim ndërkombëtar i quanin sukses inceneratorët, të njëjtën refren mbajti edhe Veliaj, që mesa duket e kupton që fijet e inceneratorit që nuk ekziston shkojnë detyrimisht te ai. Do të mjaftonte ky paragraf i auditimi të KLSH të vitit 2021 që SPAK të shikojë përgjegjesit, sic i shikon çdo shqiptar: “Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit që kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incenerimin e mbetjeve, proces i cili nuk është kryer deri me sot. Pavarësisht mos kryerjes të procesit të trajtimit të mbetjeve, Bashkia Tiranë ka vijuar të kryejë pagesat e plota të tarifës për këtë shërbim”.

SPAK nuk mund të anashkalojë mënyrën se si u bë gara për djegësin e Tiranës, si iu dha bonusi prej 8 pikesh 9 muaj para se te regjistrohej kompanisë fituese, e cila u regjistrua vetem një ditë para lidhjes së kontratës, si rastësisht me te njëjtët pronarë përfitues me Elbasanin dhe Fierin. Spak nuk mund te injoronte si u shpreh në emër të Keshillit te Bashkise dhe qarkut Tiranë, ne menyre antiligjore Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë, si nisi pa incenerator dhe si vazhdon po pa incenerator pagesa e 29 eurove për ton?!

Qeveria e Ramës dhe Bashkia e Tiranës e Veliajt kanë vepruar të koordinuar si një organizatë e struktuar kriminale, ku vendimet përgatiteshin nga zyra private dhe ekzekutoheshin në zyra publike. SPAK duhet t’i lidhë zyrtaret, siç janë të lidhur me njëri- tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal, me në krye kryetarin e qeverisë, Edi Rama. Çdo përpjekje për t’i copëzuar synon mbrojtjen e tyre nga kjo akuzë e tmerrshme dhe reale dhe nuk ndihmon në nxjerrjen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur qindra miliona euro nga taksat e qytetarëve", tha Zhupa. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/08/2023 00:59

    /Shoku Xhemal/,ke harruar kunatin!

    Përgjigju
  • valteri: 02/08/2023 16:48

    Nuk eshte njerezore qe shoku Basha te flete fjale dhe qendrime te keqija kunder donatorit,perkrahesit dhe tifozit tia i cilli e ka mbajte ne jete dhe skene politike per shume vite..po te mos ishte Kristaq Rama,pioneri Basha do mblidhte kanaqe ne koshat e plehrave ..por nese e ka sa per tetatrin skenik politik..po ja falim..

    Përgjigju
    • Saliu: 02/08/2023 18:49

      Po unë e bëra njeri atë, jo Rama

  • Dritan: 02/08/2023 14:04

    O Basha erdhe perseri ti o meme nderkombtare????

    Përgjigju
  • iliri: 02/08/2023 14:03

    ka dale prap basha ne qarkullim ?

    Përgjigju
  • Joel: 02/08/2023 13:58

    O keni korruptu ju o ska korruptu njeri tjeter

    Përgjigju
  • Eno: 02/08/2023 13:57

    Si smoret vesh njehere qe nuk e nxirrni dot ju keq ramen

    Përgjigju
  • Agron: 02/08/2023 13:49

    U zgjua nga gjumi lulushi… Ik o lulush se sje per kto pune ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje