Sekuestrimi i kompanisë së inceneratorit të Tiranës, Rithemelimi: SPAK të gjejë pronarët e vërtetë

Sekuestrimi i kompanisë së inceneratorit të Tiranës, Rithemelimi: SPAK të gjejë pronarët e vërtetë

Klodian Muça

Rithemelimi ka komentuar sërish sekuestrimin e kompanisë së inceneratoreëve. Klodian Muço, anëtar i Rithemelimit i bën thirrje SPAK të hetojë pronarët e vërtetë të inceneratorëve. Sipas tij, pronarët e vërtetë janë kryeministri dhe kryebashkiaku Veliaj.

“Në në emër të interesit publik e kemi kërkuar prej dy vitesh sekuestrimin e veprës penale të incineratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Masa, edhe pse e vonuar, është e mirëpritur, por kjo vonesë nuk duhet përsëritur në identifikimin dhe penalizimin e krerëve të vërtetë të kësaj mega-afere, që janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

SPAK është në drejtimin e duhur në ngritjen e akuzës për shpërdorim detyre, çka implikon direkt njerëz me pushtet, dhe nuk ka sesi të prekë Zoton apo Mërtirin, që jane vetëm aksionerë dytësorë të sipërmarrjes Rama- Veliaj dhe nuk mbajnë detyra shtetërore.

“Shpërdorimit të detyrës” i pafshin hajrin Edi Rama, Erion Velija dhe anëtarë të tjerë të organizates së strukturuar kriminale, qe me djegësat realizuan një zhvatje prej qindra milion euro.

Zoto dhe Mërtiri nuk firmosën për incineratorët, dhe as morën vendime, ata thjesht ekzekutuan firmat dhe përfitimet e Veliaj, Ramës dhe Agaçit.

Zoto dhe Mërtiri nuk mund te ndryshonin praktikën e trajtimit të mbetjeve ne Tirane, këtë mund ta bënte vetëm Erion Veliaj.

Zoto dhe Mërtiri nuk mund të tjetërsonin para, nëse qeveria dhe bashkia nuk do jepte para për djegie plehrash, kur djegës nuk ka.

Zoto dhe Mërtiri arritën një ‘sukses’ duke u bërë aksionerë dytësorë apo tretësorë me incineratorët, por ishin Rama dhe Veliaj që i quajtën sukses djegësat e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Zoto dhe Mërtiri nuk mund t’i jepnin vetes bonus prej 8 pikësh, 9 muaj para se të regjistrohej kompania fituese, ishin Veliaj dhe Rama që mund ta bënin këtë.

Zoto dhe Mërtiri nuk mund ta regjistronin kompaninë një ditë para se ajo të fitonte tenderin e incineratorit, Rama me Veliaj mund ta bënin këtë.

Zoto dhe Mërtiri nuk mund të merrnin vendim në emër të Këshillit bashkiak, vetëm Erion Veliaj mund ta bënte këtë.

SPAK duhet ta shohë krimin për atë çfarë është. Një intencion shtetëror për të krijuar organizatë të strukturuar kriminale, duke përdorur dy biznesmenë bedela dhe një gjysmë milardi euro para të takspaguesve shqiptarë.”-thotë ai.

Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka firmosur vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille