Sekuestrimi i pasurive të tre personave në Lushnjë, mes tyre rivali i Aldo Bares, ‘Juli i Pashakos’ dhe një i dënuar për prostitucion në Itali

Sekuestrimi i pasurive të tre personave në Lushnjë, mes tyre rivali i Aldo Bares, ‘Juli i Pashakos’ dhe një i dënuar për prostitucion në Itali

Mes personave të cilëve u sekuestrua pasuria nga prokuroria e Lushnjës ishte edhe Julian Sula i nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. I njohur ndryshe si ‘Juli i Pashakos’ ndaj tij ishte marrë edhe më parë vendimi i sekuestros në 2019-tën kur kur 42 vjeçari u hetua si i dyshuari kryesor për vrasjen e Besnik Hidos në 1 tetor.

Julian Sula njihet dhe si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën e Lushnjës të ndodhur në 2018-tën, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash. Ndërsa më 11 qershor 2016, Julian Sulos iu bë atentat pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”. 

Ndërkohë Fatmir Abdurramani ëhstë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit. Dyshohet se të gjithë pasurinë e tij e ka ngritur nëpërmjet veprimtarisë kriminale në Itali.


Lajmi kryesor:

‘Makina luksoze, mijëra euro dhe banesa’, Prokuroria e Lushnjës konfiskon pasuritë e ‘Julit të Pashakos’ dhe dy personave të tjerë! Janë siguruar nga veprimtari kriminale


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima