Pas sekuestrimit të pronave të Ylli Ndroqit, caktohet administratori shtetëror

TIRANË- Arjan Baçi është caktuar administrator shtetëror për të administruar 26 pasuritë e sekuestruara të biznesmenit Ylli Ndroqi. Agjensia e administrimit të aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara bënë me dije për ReportTv se Baçi është ckatuar për të administruar këto asete dhe vijimin e aktivitetit tregtar të tyre deri në vendimin final të gjykatës.

Po sipas agjensisë vendimi për caktimin e Arjan Baçit si administrator për 11 biznese mes tyre 6 të pezulluara më herët nga vetë Ndroqi dhe 5 aktive i është përcjellë dhe qendrës kombëtare të regjistrimit të bizneseve. Më 1 gusht 2020, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi të pranojë kërkesë e dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prenci për të vendosur në sekuestro 26 pasuritë e Ndroqi dhe familjarëve të tij.

Ndër pasuritë e sekuestruara janë 7 troje, 5 automjete luksoze dhe mercedezi me të cilin lëvizte biznesmeni Nroqi i bllokuar tashmë nga policia eTiranës, dy apartamente, 100.000 m2 pyje, 4 kompani me 100 % aksione dhe 7 kompani me aksione të përbashkëta. Sipas kërkesës së hetuesve depozituar në gjykatë, më 21 Korrik 2020 ata kishin regjistruar procdimin penal ndaj Ndroqi në zbatim të lgijit antimafia, pasi në vitin 1998 dhe vitin 2015 Ndroqi ishte arrestuar dy herë si person i dyshuar për përfshirje në trafikun e heroinës.

Ndërsa policia e shtetit e cila njoftoi një ditë më parë ekzekutimin e vendimit të gjykatës tha se këto hetimi kishin zgjatur prej 18 muaj dhe ishte angazhuar krimi ekonomik dhe partnerët ndërkombëtarë për të siguruar prova për burimin dhe origjinën e parave të zotruara nga biznesmeni Ndroqi tashmë në hetim.

 

Administratori Arjan Baci dhe Ylli Ndroqi

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 05/08/2020 17:04

    EDHE DROGMEN DHE i hipi vetja ne qejf,,,filloi te kruhej me qeverine ,,ha mut tashti.....

    Përgjigju
  • Tani: 05/08/2020 11:41

    ahahah sa me behet qejfi. Shpresoj ta cojne neper katundet e Ndroqit Xhemailin tani me qellim qe te kullose lopet meqe ka gjelberim neper kodra deri ne Baldushk!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë