Policia zbardh dosjen e pronave të Ylli Ndroqit: 18 muaj hetime me agjencitë ndërkombëtare për burimin e parave

TIRANË- Policia e shtetit ka zbardhur dosjen e hetimeve 18 mujore të kryera ndaj biznesmenit Ylli Ndroqi dhe pasurive të pajustifikuara që ai disponon, pasuri këto të sekuestruara një ditë më parë me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit, (SPAK).

Sipas policisë, krimi ekonomik në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në vend kanë koordinuar veprimet për të arritur deri në sigurimin e provave për burimin e këtyre pasurive. Ndër asetet e sekuestruara janë 7 Troje, 5 automjete luksoze dhe Mercedezi me të cilin lëvizte biznesmeni Ylli Ndroqi, i bllokuar tashmë nga policia e Tiranës, dy apartamente, 100.000 m2 pyje, 4 kompani me 100 % aksione dhe 7 kompani me aksione të përbashkëta.

Një ditë më parë si pjesë e zbatimit të vendimit të sekuestros lëshuar nga Gjykata e Posacme më 1 gusht 2020, policia zbarkoi dhe në selinë e medias ORA NEWS 60 % të aksioneve të zotruara nga biznesmeni Ndroqi. Pasuria është lënë nën administrimin e agjencisë së aseteve të sekuestruara dhe konfiksuara e cila me caktimin e administratorëve shtetëror që do të mbikqyrin aktivitetin e tyre. Kjo pasuri ende nuk ka një vlerë monetare të llogaritur, por kalon vlerën e miliona eurove dhe sipas SPAK është nivel i pajustifikuar për Ndroqin e familjarët e tij.

Një ditë më parë SPAK i kërkoi policisë së shtetit të ekzekutojë vendimin e sekeustros ndërsa sipas vendimit të gjykatës procedimi penal pranë Prokurorisë së Posaçme ishte regjistruar më 21 korrik 2020. Report TV solli pamjet e një dite më parë ku Ndroqi u shoqërua në policinë e Tiranës ndërsa iu bllokua eskorta e tij, Mercedezi luksoz dhe mjeti i truprojave të cilët më pas u larguan në këmbë.

Sipas SPAK, Ndroqi është subjekt i ligjit Anti-mafia ndërsa ai është arrestuar dy herë jashtë vendit si përfshirë në organizata kriminale dhe trafik droge. Në vitin 1998 në Turqi dhe më 17 shkurt 2015 në Itali për llogari të një urdhër arresti të prokurorisë së Milanos lëshuar në vitin 2006. Avokati i tij, Alban Qafa e ka cilësuar si një sulm politik, duke deklaruar se do do ta ankimojnë.

Njoftimi i plotë i Policisë
Finalizohet me sukses puna hetimore proaktive afro 18-mujore, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FLO në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, finalizoi me sukses ekzekutimin e urdhrit për sekuestrimin e pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu).

Pas afro 18 muajsh hetime proaktive të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese, bazuar në provat e grumbulluara, u regjistrua procedimin pasuror  Nr. 10 i vitit 2020, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), si subjekt i  ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Bazuar në Vendimin Nr. 16, datë 01.08.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhrit të ekzekutimit të SPAK-ut, Policia e Shtetit sekuestroi pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi, si më poshtë:

Kuotat dhe aksionet e shoqërisë "RENDON OIL" sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

Kuotat dhe aksionet e shoqërisë "YLDON" sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

Kuotat dhe aksionet e shoqërisë "DON-UCD" sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

Kuotat dhe aksionet e shoqërisë "REN-DON" sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë "INTERKINEX" sh.p.k, me aksioner shoqërinë "YLDON", përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë "Ecogades Landon Balcan" sh.a, me aksioner shoqërinë "Landon", përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë "ORA" sh.a, në emër të shtetasi Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases M. N.;

51% të kuotave të shoqërisë "Landon" sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë "P 8 31" sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë "ALBANIA BAY MARINE", me aksioner shoqërinë "YI.DON", përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë "CHANNEL ONE" sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

Pasuria e llojit "apartament", me sipërfaqe 117 m2, me adresë lagjja nr. 13, Plazh, Durrës;

Pasuria e llojit "truall", me sipërfaqe 300 m2, me adresë Tiranë;

Pasuria e llojit "truall", me sipërfaqe 600m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë Tiranë;

Pasuria e llojit "njësi shërbimi", me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë Tiranë;

Pasuria e llojit "arë", me sipërfaqe totale 67.3 m2,  me adresë Tiranë;

Pasuria e llojit "truall",  me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë Tiranë;

Pasuria e llojit "truall", me sipërfaqe totale 300m2, me adresë Tiranë;

Pasuria e llojit "truall", me sipërfaqe totale 2026m2, me adresë Tiranë;

Pasuria e llojit "apartament", me sipërfaqe, 52.3 m2, me adresë Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen M. N;

Pasuria e llojit "pyll", me sipërfaqe totale 100.000 m2, në Tiranë (Lanabregas);

Automjeti i tipit autoveturë, marka "Merces Benz", modeli S600, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

Automjeti i tipit autoveturë, marka "Rolls Royce", modeli PHANTOM, në pronësi të shtetases M. N.;

Shoqëritë dhe pasuritë e tjera në pronësitë të shtetasit Ylli Ndroqi, në zbatim të ligjit,  janë marrë në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Policia e Shtetit falënderon homologët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare për bashkëpunimin dhe koordinimin e veprimeve gjatë periudhës hetimore 18-mujore, me qëllim sigurimin e provave për burimin e të ardhurave për përfitimin e pasurive nga shtetasi Ylli Ndroqi.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albatros: 05/08/2020 08:38

    Dihet kjo pune, ku te kerkosh te tilla gjera do gjesh patjeter edhe veprime kriminale. Te te gjithe ata qe bejne jete superluks. Popullsia i di fare mire. Shteti i gjore eshte anemik. Me keta qe nuk i vijne pas valles shteti behet energjik. Prandaj kundermon ere politike kjo pune. Ta bejne per te gjithe hallall, por nuk ia mban menderja

    Përgjigju
    • Vlora: 05/08/2020 09:20

      Pothuajse te gjithe kete mendojne! Eshte goditje selektive ose per ta trembur. Kam pershtypjen qe do ja kthejne asetet nqs Ylli behet djale i mire dhe nuk na i bezdis Ramen dhe dishepullin e tij sorosian Veliaj!

  • Jani: 04/08/2020 19:48

    Po per ilir meten,saliun,ramen,nanon,,meksin,,majkon,,bashen dhe bandat e tyre pse nuk heton spaku,,apo keta i kane te justifikuara pronat,,shtepite dhe llogarite bankare...

    Përgjigju
    • Pjeter: 04/08/2020 21:47

      Nuk eshte çudi qe nga arkivat e Ndroqit,te dalin ata qe permend zotrote.Ndroqi ishte i mbrojtur,dhe jam i bindur qe e ka paguar lirine absolute ne Shqiperi.Pastaj ka nje aspekt qe shkon pertej hapesires shqiptare.Kur behesh i madh,dhe forcon fuqine ekonomike me menyren si i krijoi Ndroqi,shtohen edhe problemet.

  • Xxx: 04/08/2020 18:14

    Ky eshte nje sardele e vogel peshkaqenet e medhenj i keni tek gjiri i lalzit.....

    Përgjigju
  • Ernest: 04/08/2020 17:44

    Shteti tja sekuestroje ketij gabeli te gjitha pasurite e fituara nga krimi. Me pas mos ta fusin ne burg, por ta dergojne te ruaje pulat e detit ne Baldushk.

    Përgjigju
    • Bibani: 04/08/2020 21:59

      Pulat e detit apo gjelat e detit?

  • [email protected]: 04/08/2020 16:40

    18 muaj per nje alabak. 18 muaj. Ne kohe te Enverit per dy dite ishte mbyllur hesapi.

    Përgjigju
  • the american: 04/08/2020 16:13

    pa u hetuar ilir meta, salih berisha dhe te gjithe zagaret e tjere (perfishire & keta qe jane tani ne pushtet) nuk mund te thuehet qe jane plotesuar pritshmerite...

    Përgjigju
  • Spaku: 04/08/2020 16:02

    Vec per show eshte kjo asgje nuk I beni ,vetem ato qe vjedhin drita I mbytni ju

    Përgjigju
  • Pa emer: 04/08/2020 15:58

    Ore mire te gjith po i bejne procesin si drogaxhi si fshatar nga shume “qytetar “femij fshataresh qe i solli Hoxha ne Tirane per te krijuar administraten e re,,,po mire bravo te gjith “qyterarve” te gjith te ndershem te ketij katundi me 1 milion “qytetar”,,po per PUNEN me televizionet ,fitimet qe ky ka bere me pune me televizionet nuk paska ky njeri asnje Lek te fituar Ligjerisht nga puna ..?.,po gjith zyrat e kembimit qe ky njeri ka ne gjith Shiperine nuk kane gjeneruar te ardhura??.po qindra familje te punesuara nga ky njeri me rrogat qe jep a duhet ti shohim?..,apo na duhet nje Edhe nje Gjygj i humbur ne stilin Beghetti qe ta paguajme te gjith NE ?? Vetem e vetem per ti bere qejfin Mbretit??

    Përgjigju
    • Jevgu: 04/08/2020 17:13

      Kur fillon aktivitet me para te pista, te shtohet edhe neni pastrimi parave sepse ne fakt ate po ben edhe nuk llogaritet fitimi apo humbja.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Do keni ndjesinë se diçka mungon, por në realitet gjithçka po shkon mirë, horoskopi për sot

Do keni ndjesinë se diçka mungon, por në realitet gjithçka po shkon mirë, horoskopi për sot