Disa ditë pas sekuestrimit të 220ha truall në zonën e Karaburunit të Vlorës, të përvetsuar me dokumente të fallsifikuara me kërkesë së Prokurorisë së Vlorës për nisjen e hetimeve, gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 4 persona. Të ndaluarit janë të dyshuar për fallsifikimin e dokumenteve në regjistrimin e truallit prej 220 hektarësh në plazhin e Shën Valisit në zonën e Karaburinit.

Gjyakata vendosi ‘arrest me burg’’ për, Rajmond Mezi në emër të të cilit është regjistruar prona, Enkes Hysendhima avokat, Blerina Dhrami, ish-nëpunëse e hipotekës Vlorë dhe P.P i shpallur në kërkim. 

 Masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për:
- Belona Seraj, notere (për shkak se ka fëmijë në moshë të vogël)

 Masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe “pezullim nga detyra” për:
- Donika Besimaj, përgjegjëse e arshivës në Gjykatën e Vlorës (për shkak të moshës mbi 60 vjeç)


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)