Europol ka përfunduar operacionin e "Ciconia Alba", i cili zgjati 6 ditë nga data 10 deri në 16 tetor dhe u shtri në 52 vende, përfshirë edhe Shqipërinë.
Operacioni u drejtua nga EuroGJUST, Frontex dhe Interpol, ndërsa u sekuestruan 2.4 ton kokainë.
Në përfundim të operacionit u arrestuan 314 persona, të cilët përpos drogës kalonin ilegalisht edhe emigrantë dhe trafikonin qenie njerëzore.
Sipas Europol janë kontrolluar 115 868 makina dhe 425 555 persona, janë hetuar 449 raste, 529 persona janë shpëtuar nga trafikimi nga banda, ndërsa janë sekuestruar 181550 Euro.
Në fokus të Europol gjatë kryerjes së këtyre operacioneve kanë qenë qendrat e qyteteve kryesore të 52 shteteve, aeroporte, portet si dhe stacionet e trenave.
Policia Shqiptare ka qenë pjesë e këtij operacioni me agjent të antidrogës dhe antitrafikut të cilët kanë kryer në terren ndërhyrje aktive duke ndaluar persona të dyshuar.
Agjentët shqiptarë kanë bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët gjermanë në këtë operacion dhe sipas policisë shqiptare ata kanë udhëtuar dhe drejt Gjermanisë ku kanë kryer verifikime në terren dhe kanë ndihmuar me informacione konkrete që kanë çuar në zbulimin e grupeve kriminale.
Burime të ReportTv bëjnë me dije se në total në kuadër të këtij operacioni janë ndaluar 10 shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të narkotrafikut dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Operacioni komandohej nga një qendër koordinuese operacionale që ishte instaluar në selinë e Europolit në Hagë.
Drejtori i Europolit Rob Wainwright deklaroi se reagimi ishte i shpejtë në koordinim me të gjitha vendet në shkatërrimin e rrjetit të trafikut.
Përpos vendeve të BE operacioni është shtrirë në Shqipëri, Australi, Brazil, Kanada, Kolumbi, Ekuador, Maqedoni, Islandë,Indonezi, Hong Kong, Malajzi, Meksikë, Zelandë e Re, Nigeri, Norvegji, Panama, Katar, Filipine, Serbi, Singapor, Zvicër, Tajlandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4611
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45