ELBASAN - Një shumë e pajustifikuar prej 100 mijë eurosh në llogarinë e një 23-vjeçari ka ngjallur dyshimet e një banke të nivelit të dytë, e cila ka kërkuar nga Gjykata sekuestron e sasisë së konsiderueshme të parave.
 
Sektori Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Bashkëpunim me Task Forcën e Prokurorisë së Elbasanit, vendosi sekuestro preventive të shumës që ndodhej në llogarinë bankare të 23-vjeçarit me inicialet I.P, banues në qytetin e Elbasanit.
 
Gjykata e këtij rrethi mori vendimin e sekuestros nën dyshimin se mund të bëhet fjalë për pastrim parash. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)