Sekuestro ndaj “AgonSet”, Sollaku:
Nuk ka prova për pastrim parash

Sekuestro ndaj “AgonSet”, Sollaku:<br />Nuk ka prova për pastrim parash
Hetimet e Prokurorisë dhe vendimin për sekuestro të 60 % të aksioneve të Agon Channel avokati Theodhori Sollaku i cilëson si të nxituara.

Sollaku shprehet se deri në këto momente s’ka asnjë akuzë konkrete dhe duhet që prokuroria të paraqes prova për pastrim parash nëse i disponon.

“Nuk ka akuzë zyrtare, ka dyshime që lidhen me veprën penale të pastrimit të parave. Ende prokuroria nuk ka të dhëna që ka apo jo pastrim parash.”- tha Sallaku.

Për të gjitha vendimet e gjykatës dhënë deri më tani në ngarkim të “AgonSet” dhe personave për të cilët është vendosur masë sigurie përfshi dhe atë të arrestit me burg ndaj Francesco Becchettit sollaku u shpreh se do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit.

Këto deklarata Sollaku i bëri në përfundim të seancës ku Gjykata e Tiranës, vlerësoi masat ndaj Eriona Troplinit dhe Pranvera Gjikës duke ndryshuar arrestin me burg që po kjo gjykatë kisht dhënë 3 ditë më parë.

“Paradoksi është që Troplinit i kërkohej që duhet ta dinte që transfertat që bënte ishin kriminale, ku ta dinte ajo”,- tha avokat Sallaku në përfundim të seancës në Gjykatën e Tiranës.
 
Sollaku avokat i Agon Channel: Akuza të provojë origjinën e parave
Televizioni “Agon Channel” ka reaguar pas urdhër-arrestit të lëshuar nga gjykata me kërkesë të prokurorisë për pronarin e saj Françesko Bechettit me akuzën e “Pastrimit të parave dhe të falsifikimit”. Në emisionin e gazetares Sonila Meço veprimet e drejtësisë u konsideruan si sulm shtetëror.

I ftuar ka qenë ish-Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Theodhori Sollaku deklaroi për “Agon Channel”, në cilësinë e avokatit të Francesko Bechettit, Pranvera Gjikës dhe Erjona Troplinit, se në deklaratën e prokurorisë nuk thuhet nga burojnë këto para të pista.

Ai theksoi gjithashtu se që të ketë një vepër kriminale të pastrimit të parave, duhet të kemi faktet se ku e kanë origjinën këto para.“Në rast se paratë vijnë nga një origjinë kriminale, prokuroria ka të drejtë të vendosë sekuestro të pasurisë”, theksoi Sollaku.  "Kemi të bëjmë me një veprim të nxituar të Prokurorisë, shteti sulmon Agon Channel pa bazë ligjore."

Sollaku evidentoi faktin se nëse dikush është autorizuar për të firmosur me qëllim që këto transferta të kryehen atëherë normalisht këtu ska asnjë gjë të keqe aq më tepër vepër penale. Avokati Sollaku, nënvizoi se shpreson shumë në vendimin që do të japë gjykata, ndërkohë që shumë shpejt ata do i drejtohen me një apelim të masave të arrestit dhe masës së sekuestros së 60 për qind të aksioneve të biznesmenit Becchetti.

Sollaku tha se organi i akuzës në këtë rast nuk ka mundur të faktojë që paratë e investuar nga italiani në Shqipëri kanë burime kriminale. Sipas tij edhe vendimi i gjykatës që ka vendosur sekuestron nuk jep asnjë dyshim për paratë e investuar nga Becchetti.

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com 

Redaksia Online
(Gre.M/a.h/Shqiptarja.com)

 

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja