Sekuestro pasurive/ Llalla biznes me një të dënuar dhe kompaninë që i dha tenderin

Janë dashur disa muaj hetime që prokurori Klodian Braho dhe Donika Prela, të konkretizojnë kërkesën për sekuestrimin e pasurisë së ish-shefit të tyre Adriatik Llalla. Braho dhe Prela,i janë drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda, në datën 20 korrik 2018 duke kërkuar ngrirjen e pasurive që janë të regjistruara në emër të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Sipas përllogaritjeve të prokurorëve pasuria e sekuestruar e Llallës kap vlerën e rreth 1 miliardë lekëve. Që prej datës 20 korrik 2018 mbi pronat e Llallës është vënë masa e sigurimit “sekuestro preventive”, ku Llallës i ndalohet të realizojë shitjen e këtyre pasurive. Dyshohet se ish-kryeprokurori ka kryer pastrim parash. Mes objekteve të sekuestruara është një apartament në Durrës dhe mijëra metra katrorë tokë në Tiranë.

Gjithashtu mësohet se për Llallën është hapur procedimi penal për pastrimin e parave. Llalla po hetohej nga Krimet e Rënda për disa vepra penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nisi më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit, ndërsa tani po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokurorët që janë duke administruar këtë hetim janë Donika Prela dhe Klodian Braho.

Hetim me drejtorinë qëndrore të policisë
Lajmin për sekuestrimin e pronave të Adriatik Llallës e dha vetë Prokuroria e Përgjithshme. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, prokuroria deklaroi se Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë lëndore nga prokuroria Durrës,ka rregjistruar proçedimin penal nr.65 viti 2018, në ngarkim të Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë. Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë proçedim penal, në bashkëpunim të ngushtë me policinë gjyqësore në Drejtorinë Hetimore Qëndrore, pranë Departamentit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të Adriatik Llalla, përbëjnë produkt të veprës penale. Me vendimin nr.179, datë 20 korrik 2018 të Gjykatës për Krime të Rënda, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme, si apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës,tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë, tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë,tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë, dhe tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga policia gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit në datën 23 korrik 2018. Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë. Aktualisht rreth kësaj çështje vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë.

Mekanizmat e rritjes së çmimit të tokave
Adriatik Llalla u bë pronar i më shumë se 25 mijë metrave katrorë tokë gjatë viteve 2007-2017, duke paguar për to një çmim total prej 16.3 milionë lekësh. Tokat, të cilat shtrihen përballë qendrës tregtare TEG në Mjull Bathore dhe pranë një resorti të njohur në fshatin Qeha Shytaj në Tiranë i janë nënshtruar procesit të rivlerësimit nga Llalla vetëm pak kohë pas blerjes së secilës prej tyre, duke e rritur automatikisht vlerën e tyre në 119.7 milionë lekë në total. Burimi i deklaruar i pasurisë për blerjen e tyre është një borxh prej 1.5 milionë lekësh nga kunati në vitin 2007 dhe shitja e një sipërfaqeje prej 3 mijë metrash katrorë në Mjull Bathore për 249 mijë euro. Kjo parcelë toke i është blerë një personi me precedentë penalë dhe i është shitur një biznesmeni të njohur në Tiranë, të cilin e lidh me kryeprokurorin Llalla një histori e mëparshme prokurimi publik. Biznesi i Adriatik Llallës me tokat nis më 9 janar 2007, në kohën kur ai mbante postin e zv/drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës dhe përfshin blerjen e një sipërfaqeje toke prej 3 mijë metrash katrorë ullishte në Mjull Bathore. Çmimi i deklaruar i blerjes është 1.5 milionë lekë të reja dhe burimi i tyre, sipas deklaratës së pasurisë së vitit 2008 është një borxh i marrë te kunati. Sipas kontratës noteriale, Llalla ia bleu këtë tokë Eduart [Edison] Dushkut, person i njohur në zonën e Saukut dhe me një skedë të larmishme kriminale, mes të cilave edhe një dënim për vrasje. Dushku, i cili zotëronte edhe një linjë urbanësh në Sauk, u arrestua për herën e disatë nga policia në 1 mars 2018, pasi u kap me një arsenal armësh dhe në thyerje të masës së “arrestit shtëpiak” për një krim të mëparshëm. Katër vjet pasi ia bleu tokën Dushkut për 1.5 milionë lekë, Llalla e rivlerëson atë në 21 milionë lekë ose 14 herë më të lartë se çmimi i blerjes. Çmimi në treg i pronës rezultoi të ishte megjithatë edhe më i lartë se ai i referencës, ç’ka i siguroi atij një portofol të pasur parash për transaksionet e mëvonshme në pasuri të paluajtshme. Më 4 qershor 2016, Llalla hyn në marrëdhënie biznesi me kompaninë e ndërtimit LIM-EM sh.p.k, së cilës i shet tokën në Mjull Bathore për një vlerë totale prej 249 mijë eurosh. LIM-EM është një kompani ndërtimi e themeluar nga biznesmeni Shkëlqim Beshiri, i njohur edhe për tregtinë e kafesë “Segafredo” dhe që zotërohet në 50 % të aksioneve prej tij dhe 50 % nga i vëllai Ardian Beshiri.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niko: 24/07/2018 15:47

    Me c'kuptoj une z.LLalla e ka bere pasurine me biznes. Ky ka ecur me gjurmet e politikaneve tane .Kush mund t'me thote ; para se Rama te behej kryeminister deklaroi 2000 euro pasuri dhe pas 2vjetesh beri sarajet miliona euro ne Surel .Kur do te behet vetingu i politikaneve ? Perse veprohet me 2standarte ?

    Përgjigju
  • Qoqja: 24/07/2018 15:12

    Ore kto jane njerez apo perbindesha .Ky kok dumja ne krye te institucjonit me te rendesishem ka bere cfar i ka desh trapi ..Mos harro o popull se ky hale njeri ka perkrahjen e halereve te tjere mbrojn njeri tjetrin se ndryshe Shkelzen Berisha nuk mund te bredh si djal i i nje mbreti arab .

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 24/07/2018 11:27

    Shikon mor njerëz se çfar maskarallëku ktë e vuri kryeprokuror ilir floriri dhe kryekrimineli salhe . E shikoni mor popull çfar teatri bēn shal ngjitmi hajdut krimineli lue kaçule e buçja fshatare monika o ZOT ju thaft dora atyre që ju japin vot këtyre ndyrsirave . HARAM BUKA E TOKËS SHQIPTARE .

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 24/07/2018 13:22

      Ke te drejte Likja dhe perbindeshi Monika kane bere pazare dhe po vjedhin dita dites. Jane te gjithe te korruptuar. Te pakte jane ata gjykates qe jane te paster.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja