Sekuestrimi i pronave/ Ja tre arsyet që sollën konfliktin mes Llallës dhe Donald Lu

Sekuestrimi i pronave/ Ja tre arsyet që sollën konfliktin mes Llallës dhe Donald Lu

Adriatik Llalla dhe Donald Lu

Nisja e diskutimeve për reformën në drejtësi, solli pajtimin në disa raste të prokurorëve me disa drafte ligjore,por më pas këta të fundit u ndanë në mendim, duke dalë kundër opinionit të ekspertëve të huaj dhe atyre vendas. Por pavarësisht kësaj, prokurorët dhanë mendim të “arnoheshin” disa pjesë të kushtetutës së re, mendime këto që u miratuan dhe u lanë në fuqi nga Komisioni i Venecias. Por kjo nuk ka qënë në fakt “Krisja” që shkaktoi përplasjen e ish-ambasadorit Donald Lu dhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Fillimisht u nis me një kritikë të misionit amerikan PAMECA, e cila kritikoi se kishte arrestuar Shullazin dhe grupin e tij, pa patur prova.

Më tej vijoi me një deklaratë të ish-ambasadorit Lu në dhjetor të 2016 se i kishte kërkuar Llallës dhe Tahirit ta arrestonin Balilin, por në fakt nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Shkëndija e parë mes tyre ka qënë debati për shkrirjen të 7 njësive hetimore Task-Forcë, të shpërndara në 7 prokurori qarku në Shqipëri. Me ndryshimet në ligjin e prokurorisë, por edhe me ndryshimet kushtetuese, Task-Focat të themeluara me fondet Amerikane, dolën jashtë funksionit me një të rënë të lapsit të ish-kryeprokurorit Llalla, pasi sipas pretendimeve të tij në lojë për të hetuar korrupsionin hynte SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Mirëpo këto struktura të ngritura dhe monitoruara nga Ambasada Amerikane, për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, Llalla ka dashur ti shkrijë, për shkak dhe të dispozitave të reja ligjore që hynë në fuqi. Mirëpo këtu ka hasur në kundërshtinë e ish-ambasadorit Lu, i cili ka kërkuar që ky projekt të vazhdojë. Përplasja e dytë, që më pas i “vuri flakën” konfliktit ishte ai për tre emrat e përzgjedhjes që Llalla, bëri në Këshillin e Emerimeve në Drejtësi.

Në këtë pozicion Llalla, përzgjodhi prokurorët magjistratë Rovena Gashi për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila është nën hetim për fshehje pasurie dhe që pritet të shkarkohet nga Vettingu, Gentian Trenovën dhe Fatjona Meçaj, prokuroria e Apelit, ku tashmë Trenova në Vetting është pezulluar nga detyra. Mirëpo, pikërisht kjo mënyrë përzgjedhje u sulmua nga ish-ambasadori Lu, i cili e quajti Llallën si shkelës së Kushtetutës, pasi kishte zgjedhur tre emra, pa përdorur procedurën e shortit. Sheri i tretë, që doli dhe në publik ishte dhe konflikti për udhëtimin e bashkëshortes së Llallës në SHBA, ku pikërisht në këtë shtet ajo lindi dhe djalin e dytë të ish-kryeprokurorit. Më pas Llalla dhe Lu u përfshinë në një betejë personale dhe akuza të ndërsjellta, ku Llalla e akuzoi Lu se kishte ndikuar tek ai për ti pushuar hetimet një kompanie të njohur nafte, hetime këto që zhvilloheshin në Fier.

Kur lindi konflikti i parë mes Adriatik Llallës dhe ambasadorit amerikan Donald Lu?
Konflikti i parë mes ish-kryprokurorit Llalla dhe ish-ambasadorit Donald Lu, ishin ndryshimet kushtetuese dhe shkrirja e 7 njësive hetimore Task-Forcë kundër korrupsionit. Në disa deklarata nëpërmjet unionit të prokurorisë, këta të fundit, filluan të ankohen me ndryshimet ligjore, për sa i përket pasurisë së tyre dhe ligjit të vettingut. Unioni doli me një deklaratë që ky ligj, shkel të drejtar e njeriut dhe hyn në jetën personale të prokurorëve. Ndërkohë për sa i përket pasurisë, prokurorët dolën me deklaratë se pasuria e tyre të mos hetohej sikur ata të ishin mafiozë, duke përdorur ligjin antimafia. Këto diskutime dhe deklarata lanë një shije të keqe për përfaqësuesin e SHBA. Ndërkohë debati tjetër i rradhës mes Lu dhe Llallës, ka qënë shkrirja e njësive Task-Forcës në 7 rrethe. Me ndryshimet kushtetuese, Llalla ka kërkuar që këto njësi të shkrihen pasi me ndryshimet e ligjeve, bie dhe memorandumi i nënshkruar mes disa institucioneve në Shqipërisë dhe USAID. Këto njësi janë të specializuara për të hetuar krime ekonomike, por me ndryshimet e reja, kopetencën për këto krime, e mer SPAK dhe byroja kombëtare e hetimit. Nga ana tjetër Lu, ka këmbëngulur që këto njësi hetimore të vijojnë punën.

Pse konflikti Llalla-Lu doli ballasi në publik dhe çfarë fshihet pas udhëtimit të gruas së Llallës në SHBA?
Konflikti i heshtuar është agravuar akoma më tepër mes dy zyrtarëve, kur Ambasada e Amerikës ka njoftuar publikisht se i ka hequr vizat një numri të lartë prokurorësh, mes të cilëve dhe një zyrtari të lartë të këtij institucioni, ku bëhej fjalë për ish-kryeprokurorin Llalla, pasi gruaja e tij kisht abuzuar me vizën. Në fakt bashkëshortja e Llallës është larguar në SHBA me vizën diplomatike, dhe pikërisht në këtë shtet ka lindur fëmijën e saj, duke u kthyer 5 ditë pas lindjes, sërisht në Shqipëri.Kjo ka qënë benzina që i është hedhur zjarrit, pasi Llallës i është refuzuar në atë kohë udhëtimi në SHBA, për të parë djalin e tij, ku kishte lindur. Pas kësaj ngjarje Llalla i është drejtuar me një letër ish-presidentit Nishani dhe ish-kryeparlamentarit Ilir Meta, ku e vinte në dijeni se atij i ishte hequr viza dhe gruas së tij,e cila kishte shkuar të lindte djalin në SHBA. Ndër të tjera Llalla ka argumentuar në letër,se ish-ambasadori po zhantazhon prokurorët për qëllime dhe përfitime personale. Ndërkohë që i vinte në dijeni dy zyrtarët se Lu i ka kërkuar mbylljen e dosjes së “Bankers Petrolium”.

Ai ishte letra e Llallës drejtuar Metës dhe Nishanit, shkak për të nxjerë në shyp sherin Llalla-Lu?
Sigurisht që po. Kjo letër ka nervozuar ambasadorin e SHBA në Tiranë, i cili pas kësaj ka sulmuar personalisht Llallën, duke e akuzuar atë se kishte sabotuar prej 18 muaj reformën dhe se kishte emëruar tre prokurorë në kundërshtim me kushtetutën, duke mos zbatuar procedurën e shortit.

Po a është shkelur në rastin e emërimit në KED ligji nga ish-kryeprokurori Llalla?
Ndryshimet kushtetuese dhe më konkretisht neni 44, parashikon që emërimi i anëtarëve në këtë institucion, zgjidhet me short. Tre vendet që kishte prokuroria janë zënë me përzgjedhjen e tre prokurorëve, nga vetë Llalla dhe emrat e tyre nuk janë zgjedhur me short. Kjo pasi s’kishte arsye për tju nënshtruar shortit pasi vetëm tre kandidatë ishin që plotësonin kriteret dhe asnjë më tepër, pasi pjesa tjetër e prokurorëve nuk ishin magjistratë. Nisur në këto kushte Llalla s’mund të dilte nga korniza ligjore dhe të vendoste emra të tjerë prokurorësh që s’plotësonin kushtet e vendosura në nenin 221 të kushtetutës, që qartëson kriteret e përzgjedhjes. Mirëpo në fakt këta tre emra,si Rovena Gashi ishte e vetme që plotësonte kriteret, duke filluar nga shkolla e magjistraturës, kishte 10 vite punë dhe nuk kishte marë asnjë masë disiplinore, nuk është dënuar dhe është vlerësuar dy herë “Shumë mirë”. E njëjta praktikë është ndjekur dhe me dy emrat e tjerë, Gentian Trenova dhe Fatjona Muçaj që përfaqësojnë prokurorinë e Apelit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja