Zyrtarë të Policisë së Kosovës, në një konferencë për media, kanë thënë se dyshimet e para tregojnë se kjo sasi droge vjen nga Lazarati i Republikës së Shqipërisë, ndërsa si destinacion kishte Gjermaninë dhe Holandën.
Të arrestuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, përderisa Policia thotë se po vazhdon të hetojë nëse ka edhe të tjerë të përfshirë në këtë rast. Përveç sasisë së marihuanës, në këtë aksion është konfiskuar edhe një veturë me targa të huaja, para të gatshme, dy revole dhe disa fishekë që dyshohet se janë përdorur për veprimtari kriminale.
/rg/shqiptarja.com/