Dy persona janë prangosur dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, nga policia e Tropojës, pas finalizimit të operacionit të koduar “Morina 2016.
Policia e qytetit veri-lindor bën të ditur se, janë sekuestruar 16 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, 130 fidanë Cannabis Sattiva, një armë zjarri si dhe një armë e ftohtë (thikë).
Ajo shton se në flagrancë janë arrestuar Saimir Brahaj, 31 vjeç dhe Gentian Berisha, 31 vjeç, ndërkohë që janë shpallur në kërkim A.B, 54 vjeç, dhe A.B, 29 vjeç.
Të njëjtat burime thonë se, lënda narkotike është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën Saimir Brahaj-t, u gjetën dhe iu sekuestruan 3 (tre) thasë dhe një qese plastike me peshë totale 16 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, si dhe një armë e ftohtë thikë. Ndërkohë që banesën e Gentian Berisha, në oborrin e shtëpisë iu gjetën dhe iu sekuestruan 130 bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, të mbjella në gota plastike dhe vazo lulesh dhe një armë zjarri.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com