Sekuestrohen 180 kg marijuanë, nga
Lazarati drejt Greqisë, 2 në pranga

Sekuestrohen 180 kg marijuanë, nga <br />Lazarati drejt Greqisë, 2 në pranga
SARANDE - Rreth 200 kilogramë Cannabis Sativa është sasia e lëndës narkotike të sekuestruar nga policia dje në Sarandë, ndërsa janë vënë në pranga dhe dy poseduesit e saj.

Sipas policisë, në sajë të hetimeve prej 2 muajsh u finalizua operacioni i koduar “Dajko” me sekuestrimin e 180 kg cannabis si dhe janë arrestuar në flagrancë trafikantët e kësaj sasie.

Bëhët fjalë për shtetasit Ajaz Alush Lile 35 vjeç, lindur e banues në fshatin Shalës-Sarandë dhe Haxhi Fuat Çumani, 56 vjeç, banues në Sarandë.

Lënda narkotike është siguruar në fshatin Lazarat. Marijuana ishte vendosur në në katër çanta sportive në pritje për ta trafikuar atë në Greqi.

Sipas uniformave blu, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë siguruar lëndën narkotike e kanë transportuar dhe fshehur në fshatin Konispol, në afërsi të kufirit me Greqinë.

“Gjithashtu shtetasit Ajaz Lile, në cilësinë e provës materiale i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri gjahu teke, të cilën e posedonte pa leje. Dyshohet se ky shtetas ka qënë një prej personave më të rëndësishëm në organizimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të marijuanës nëpërmjet kufirit jugor nga Shqipëria në Greqi”, thuhet njoftimin për shtyp të policisë.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.

Gjatë këtij viti nga Drejtoria e Policisë Vlorë dhe Komisariatet në varësi të saj është sekuestruar 5 ton e 953 kilogramë më shumë se viti i kaluar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'