Sekuestrohen 2 ton marijuanë 
në kërkim trafikantët në gomone

Sekuestrohen 2 ton marijuanë <br />në kërkim trafikantët në gomone
Të paktën 2 ton marijuanë janë  sekuestruar pasditen e sotme në detin Jon e ndërsa tre trafikantë që gjendeshin në gomone janë shpallur në kërkim.

Ka qenë një avion i FRONTEX i cili ka pikasur gomonen me drogë teksa lundronte në ujërat e detit Jon. Në ndjekje të gomones kanë dalë 5 skafe të policisë greke duke u koordinuar një skuadër snajperash special të policisë kufitare greke dhe me koordinimin e avionit FRONTEX. 

Gomonia me marijuanë është pikasur nga policia greke, e teksa drejtuesit e saj e kanë kuptuar që po ndiqeshin janë drejtuar për në ujërat shqiptare. Tre trafikantët kanë hedhur drogën në det dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Operacioni i përbashkët mes policisë greke, italiane dhe asaj shqiptare po vazhdon e ndërsa bëhet i ditur se deri më tani janë sekuestruar 110 pako nga policia greke 12 pako nga ajo italiane të cilat mendohet të jenë rreth 2 ton marijuanë. 

droge greqi

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar