Sekuestrohen 20 kg marijuanë, shpallet në kërkim “pronari” i saj
Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Gjirokastrës, sipas së cilës, teksa ajo ka ndërmarrë një operacion, një shtetas e ka hedhur marijuanën tek ish-agjencia.
GJIROKASTËR - Një sasi lëndësh narkotike prej 20 kilogramë është gjetur në ish-Agjencinë e vjetër të udhëtarëve në Lazarat. Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Gjirokastrës, sipas së cilës, teksa ajo ka ndërmarrë një operacion, një shtetas e ka hedhur marijuanën tek ish-agjencia. Më pas, autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi. Bëhet e ditur se marijuana transportohej nga një shtetas nga Lazarati me një mjet pa targa. Policia ka identifikuar dhe shpall në kërkim drejtuesin e mjetit.