PEQIN-Një sasi prej rreth 21 kg kanabis dhe disa bimë janë sekuestruar në fshatin Progër. Lënda narkotike ishte tharë dhe bërë gati për trafik. Fshati është në kufi me malësinë e zonës së Tiranës. Katër persona janë arrestuar deri tani nga policia.
Të arrestuarit janë; V.A. 25 vjec, A.A. 19 vjec, I.A. 22 vjeç dhe A.S. 30 vjec nga Peqini. Policia thotë se gjatë operacionit në një banesë të pa banuar u gjet dhe sekuestrua droga. Në afërsi të banesës u kapën në flagrancë 4 personat, të cilët do merrnin lëndën narkotike.
Ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim me inicialet M.P. Personi i shpallur në kërkim dyshohet të jetë kreu i grupit, pasi të arrestuarit janë anëtarë të komunitetit egjiptian dhe dyshohet se ishin punësuar.
Gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja thotë se vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë.