25 kilogramë kanabis janë sekuestruar dhe 5 persona janë vënë në pranga pasi janë kapur teksa po thanin bimët narkotike , në një kasolle të improvizuar në fshatin Arst të Pukës.
Në kuadër punës për parandalimit dhe “goditjes’ së veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, policia ka ushtruar kontroll në fshatin fshatit Ars, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, ku kanë konstatuar 27 bimë narkotike të kultivuara në një zonë të pyllëzuar. Në vijim të kontrollit, kanë kapur Ll. L., 55 vjeç, banues në Rubik, i dënuar më parë për vrasje, K. N., 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz, D. N., 18 vjeç, M. N., 48 vjeçe dhe Gj. L., 55 vjeçe, të tre banues në Rubik.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.