Rreth 285 mijë metra katrorë tokë janë sekuestruar nga Prokuroria e Lezhës në bregdetin Rana e Hedhun.
Prokuroria dyshon se kjo sipërfaqe toke është përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuara.
Sipërfaqja e sekuestruar është e ndarë në 5 parcela dhe aktualisht gjendet në pronësi të disa persona të ndryshëm.
Prokuroria e Lezhës nisi hetimin, në bazë të kallëzimit të një personi i cili posedon dokumenta zyrtarë për pronësinë mbi këtë tokë, por që në fakt rezulton se është regjistruar në emër të personave të tjerë.
Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Lezhës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se 5 parcelave iu është ndryshuar në mënyrë të kundërligjshme zëri kadastral nga zonë pyjore, në zonë në pemtore e tokë arë. Dhe, më pas, këto prona janë tjetërsuar në bazë të dokumentave të fallsifikuar.
Konkretisht, shtetasi Gj.C. është njohur si trashëgimtar i një sipërfaqeje në zonën e Ranës së Hedhun, me vendim gjykate të vitit 2006.
Në Shtator të vitit 2017, kallëzuesi konstaton se toka, për të cilën ai është njohur si trashëgimtar i ligjshëm, është regjistruar në emër të personave të tjerë dhe për këtë arsye i drejtohet Prokurorisë së Lezhës me kallëzim penal.
Në bazë të akteve proceduriale të deritanishme, Prokuroria ka konstatuar problematika të theksuara në mënyrën e regjistrimit të këtyre pronave në emër të shtetasve të ndryshëm.
Në vijim, Prokuroria e Lezhës konstatoi se të gjitha këto prona janë regjistruar në ZVRPP Lezhë në periudhën Gusht-Shtator 2017. Hipoteka i ka regjistruar këto prona, pas rikonfirmimit të zërit kadastral nga ana e Bashkisë së Lezhës dhe Qarkut Lezhë.
Në praktikat e regjistrimit, rezulton se parcelat janë të deklaruara si të përfituara nga familjet e Frrok Frrokut, Vasil e Pjetër Gjoni dhe Nikoll Tinaj, në bazë të ligjit nr. 7501/1991. Por, siç rezultoi nga dokumentacioni i administruar në kuadër të procedimit penal, këto parcela ishin të përjashtuara nga ndarja e tokës sipas ligjit të vitit 1991, pasi ato janë zona pyjore dhe ranore.
Prokuroria e Lezhës ka pyetur edhe personat që kanë nënshkruar aktet e ndarjes së tokës në emër të familjeve Frroku, Gjoni e Tinaj dhe rezulton që asnjë prej tyre nuk ka firmosur dokumentacionin, i cili më pas ka shërbyer për regjistrimin e parcelave në ZVRPP-Lezhë.
Ndërkohë, rezulton se një pjesë e parcelave të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme janë tjetërsuar, duke ua shitur personave të tretë.
Në këto kushte, Prokuroria e Lezhës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se parcelat, sipërfaqja totale e të cilave është rreth 285 mijë metra katrorë, është përfituar dhe regjistruar në bazë të dokumentave të fallsifikuar.
Prokuroria e Lezhës po vijon hetimet për personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, në kuadër të procedimit të regjistruar për veprat penale të “Fallsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com