Sekuestrohen 30 kg drogë brenda
24 orësh në Gjirokastër e Shkodë

Sekuestrohen 30 kg drogë brenda <br />24 orësh në Gjirokastër e Shkodë
TIRANE - Brenda 24 orëve janë kapur 30 kg drogë përkatësisht në aksin Gjirokastër -Uji i Ftohtë dhe 500 m larg pikes kufitare te Hanit të Hotit.

Në Gjirokastrës operacioni antidrogë nga sektori kundër narkotikëve është ndërmarrë në orët e natës dhe janë arrestuar në flagrancë dy të rinj, Gertjan Hamdiu nga Durrësi dhe Aldo Dhimitri po nga Durrësi.

Në makinën e tyre “Peugeot” me targa AA 206 GG që drejtohej nga Hamdiu u gjetën të fshehura në veshjet plastike dhe poshtë sedilies 21 pako me lëndë narkotike marijuanë rreth 20 kg. Droga ishte blerë në Lazarat dhe kishte destinacion Durrësin. Dy të rinjtë kishin planifikuar ta shisnin drogën në ambientet shkollore të Durrësit.


Ndërkohë që në Shkodër 500 m larg pikes kufitare te Hanit te Hotit është kapur 15 kg kanabis. Nga operacioni është arrestuar Kristian Rakaj 27 vjet dhe është në kërkim shtetasi Kastriot Isufaj 26 vjet.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi