Gjatë aksionit, policia ka arrestuar dy shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër, të cilët dyshohet të jenë kultivuesit e lëndës narkotike. Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe kryetari i fshatit, njëkohësisht me detyrë edhe Specialist pyjor për veprat penale "Moskallzim krimi" dhe "Shpërdorim detyre"
Me date 10.10.2017, nga forcat Policore te Drejtorisë Vendore Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune proçeduriale të ndjekur, bazuar në te dhena policore, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kolsh".
Si rezultat, u arrestuan në flagrancë të dyshuar si posedues të lëndës narkotike dhe kultivues të bimëve narkotike, shtetasit:
- Bledar Bunaj, 29 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri- Kolsh në Lezhë
- Agron Lushi, 32 vjeç, banues fshatin Lalm i Ri - Kolsh në Lezhë
Gjithashtu, si i dyshuar si në këtë vepër penale, u shpall në kërkim edhe shtetasi A.P. 38 vjeç, banues në fshatin Lalm - Kolsh në Lezhë.
Në lidhje me këtë rast, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bardhok Perdoda , 45 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri - Kolsh në Lezhë , me detyrë Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë për veprat penale "Shpërdorim detyre" "Moskallzim krimi" parashikuar nga nenet 248/2 dhe 300 të Kodit Penal.
Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm - Kolsh në Lezhë, u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara te bimes cannabis sativa. Në ngarkim të shtetasit Bledar Bunaj veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga nenet 283/2, 284 të Kodit Penal.
Në ngarkim të shtetasve Agron Lushi dhe A.P. veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284 të Kodit Penal. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com