VLORË- Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e familjes Canaj, me vlerë rreth 4 milionë euro. Në njoftim bëhet e ditur se po hetohet 91-vjeçari Pelivan Canaj dhe i biri Fatos Canaj, të dyshuar për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “pastrim parash”.
Bazuar në këto dyshime, prokuroria vendosi të bllokoje 12 prona; si troje, njësi shërbimi dhe apartamente. 9 prej pronave janë në emër të djalit të tij Fatos Canaj, ndërsa 2 apartamente në emër të shoqërisë “Faed” sh.p.k po ashtu në pronësi të Fatos Canajt dhe vëllait të tij Erion Canaj.
Burimet hetimore bëjnë me dije me dyqanet dhe apartamentet e sekuestruara gjenden ne pallatet qe ka ndërtuar biznesmeni Fatos Cani, në Lungomare dhe rrugën e Portit.
“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij nën hetim për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal.
Hetimet e zhvilluara mbi procedimin penal nr.25 të vitit 2023 çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro”, njofton Prokuroria e Vlorës.
Theksojmë se sekuestrimi është i përkohshëm, derisa Gjykata e Vlorës të shprehet me vendim të formës së prerë për konfiskim të këtyre pasurive.

Klikoni linkun për dokumentin e plotë
Komente







Ka dy zoterinjte jane bizesmen dhe ndertues prej me shume se 25 vitesh dhe nuk kane asnje lidhje me pastrimin e produkteve te veprave penale. Nqs do isha ne vend te tyre, do e denoncoja prokurorin e ceshtjes ne SPAK, eshte qartesisht nje gjobe. Vlora eshte nje qytet qe noton ne krim, dhe keta funderrinat nuk merren me ta, merren me njerzit normal!
PërgjigjuKeta zoterinjt jane kokrat e falsifikator dhe me i rrezikshem eshte Erion Canaj ose shkurt Rona qe bashkejetonte me Dritan Lelin. Si Rona ashtu edhe Fatosi kane bere nje mal me falsifikime madje edhe pallatin qe kane ne Trans Ballkanike ngjitur me Karburant Alpet e kane me letra falso.