Operacioni policor u kodua “SOS”” dhe në të morrën pjesë forcat e policisë së Gjirokastrës, ato të policive fqinje të ndihmuar dhe nga forcat speciale.
Faza e parë e operacionit
350 kg drogë e llojit kanabis qe vinte nga Lazarati me destinacion final Italinë, përmes Vlorës eshte sekuestruar në orët e para të mëngjesit në në aksin rrugor Gjirokastër-Golem. Droga ishte fshehur në një automjet tip xhip me targa të Sarandës SR 2690 B. Policia arrestoi dy autorët që transportonin lëndën narkotike.
Ata janë drejtuesi i mjetit Vezir Thanasi nga fshati Rexhinë i Tepelenës dhe shtetasi Lorenc Sadikaj nga Vlora. Policia ra në gjurmë të lëndës narkotike pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Faza e dytë e operacionit
Gjatë mesditës forcat e policisë gjetën të braktisur në veri të Lazaratit tre canta me 90 kg drogë të llojit cannabis sativa. Dyshohet se droga ishte transportuar deri në afërsi të Malit të Sopotit nga tre persona që arritën t’i shpëtonin ndjekjes së policisë.
Dyshohet se tre shtetasit që janë vënë në kërkim nga policia janë dy me banim në Delvinë dhe një nga Lazarati. Droga do transportohej deri në Delvinë për tu cuar më pas në Greqi.
(pn.ns/shqiptarja.com)