Dy persona janë arrestuar në Tepelenë dhe Memaliaj, si dhe një i tretë është shpallur në kërkim nga uniformat blu.
Në pranga ka përfunduar Petrit Jahai, 59 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsit të banesës së tij në fshatin Levan në Memaliaj, ku në disa shkurre i janë gjetur 22 kilogramë kanabis.
Ndërkohë në Tepelenë, 20- vjeçari D.N, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar në postbllok. Policia është vënë në ndjekje të tij por nuk ka arritur ta kapte. 20- vjeçari ka braktisur automjetin me të cilin udhëtonte në një karburat dhe është larguar me këmbë në drejtim të lumit Vjosa.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 20- vjeçarit, janë gjetur 33 kilogramë kanabis. Ndërkohë në pranga është vënë 29- vjeçari Elger Bajo, pasi është dokumentuar përfshirja e këtij shtetasi në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
Në pranga dy shtetas si dhe shpallet një tjetër në kërkim.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shetasit Petrit Jahai kishte lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është kryer kontroll në këtë banesë.
Nga kontrolli i ushtruar, në afërsi të banesës së shtetasit Petrit Jahai, në fshatin Levan, Memaliaj nga shërbimet e policisë u gjetën të fshehura në shkurre disa qeska plasmasi, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës ishte 22 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e seksionit tëHetimit të Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit:
Petrit Jahai, 59 vjeç, banues në fshatin Levan, Memaliaj.
Gjithashtu në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se mjeti mjeti me targa AA 375 RD po transportonte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, nga shërbimet e Komisariatit Tepelenë dhe specialistët e seksionin të Hetimit të Narkotikëve në afërsi të një karburanti në qytetin e Tepelenës, automjetit me targa AA 375 RD i është bërë shenjë nga për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka ecur me shpejtësi në drejtim të punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre dhe në ambjentet e karburantit ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të shtratit të lumit Vjosë.
Në automjet u gjetën 7 qese plasmasi brenda të cilave kishte lëndë narkotike
Pesha totale e lëndës ishte 33 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e para hetimore të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit :
D.N, 20 vjeç.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Elger Bajo, 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u dokumentua përfshirja e këtij shtetasi në këtë veprimtari kriminale.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprimetë mëtejshme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com