Sekuestrohen 6 pistoleta
në kufirin Shqipëri - Kosovë

Sekuestrohen 6 pistoleta <br />në kufirin Shqipëri - Kosovë
Sekuestrohen armë e municione në kufirin Kosovë-Shqipëri. 6 pistoleta të tipit Barretë si dhe 4 pako me fishekë I janë gjetur në automjet një 38 vjecari, që I mbante pa leje. Sipas policisë së Kukësit, bëhet e ditur se poseduesi I arnmëve është 38 vjecari Artur Gjini, lindur e banues në fshatin Stojan të Burrelit. Ai ka tentuar që të hyjë në territorin e Shqipërisë përmes Pikë Kalimit Kufitar të Morinit në Kukës por gjatë një kontrolli rutinë,oficerët e policisë së kufirit kanë gjetur dhe sekuestruar armët dhe municionet ndërkohë që kanë bërë edhe arrestimin në flagrancë të Gjinit.
Në kufirin Kosovë-Shqipëri janë të shpeshta rastet kur shtetas të huaj apo shqiptartentojnë që të transportojnë armë e municione. Vetëm për gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinit janë gjetur dhe sekuestruar 62 armë të llojeve të ndryshme ndërkohë që në pranga janë vënë më shumë se 10 persona. Kontrollet në kufi janë të vazhdueshme nga ekspertët e kriminalistikës,duke u mbështetur edhe nga ata të kufirit dhe migracionit në operacione rutinë apo të organizuara falë informacioneve që mbërrijnë në dikasterin blu përmes rrugëve operative…

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë