Sekuestrohen 89 kg kokainë në
Ekuador, destinacion Shqipëria

Sekuestrohen 89 kg kokainë në<br />Ekuador, destinacion Shqipëria
EKUADOR- Sekuestrohen 89 kg kokainë në Ekuador që kishte destinacion portin e Durrësit në Shqipëri. Lajm i është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e shtetit të Amerikës Latine, sipas së cilës, droga është gjetur gjatë operacionit të koduar “Arcano” në një kontenier që ishte i mbushur me ushqim për qentë dhe që kishte destinacionin Durrësin.
 
Operacioni është bërë ditën e sotme nga efektivët e sektorit kundër Narkotikëve në qytetin e Guayas.
 
Shefi i Narkotikëve, Omar Baez Paredes ka bërë të ditur se, agjentët e njësisë së tij me anë të qenve nuhatës të drogës gjatë një kontrolli në kontenierët, një njërin prej tyre është gjetur dhe lënda kokainë. Ajo ishte fshehur në një fund të dyfishtë në kontenierin TRIU me numër 8498675. Kokaina ishte e ndarë në 80 pako.
 
Policia ka arrestuar disa persona ndërsa bëhet e ditur se është shkatërruar një rrjet i trafikut të lëndëve narkotike.
droga ekuador
(Foto/Lajmi i publikuar nga mediat e huaja)

Redaksia Online
(Artan Cena/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë