Sekuestrohen aktivet e Taçit, 2.3 mln
€ i kërkojnë ndërmjetësit e Milanit
Italianët e “Infront Italy”, që ishin ndërmjetësi i Taçi Oil në diskutimet për sponsorizimin e ekipit të Milanit, kërkojnë kthimin e detyrimit dhe shpenzimeve të tjera. Taçi Oil ndërkohë ka pezulluar aktivitetin e saj që nga dhjetori 2014.
Realizimi i objektivit për të qenë pjesë e ekipit të futbollit legjendar të Milanit si sponsorizues është shoqëruar me telashe për biznesmenin e naftës, Rezart Taçi, pasi italianët e “Infront Italy” Srl, që ishin ndërmjetësit e “Taçi Oil” në diskutimet për sponsorizimin e kuqezinjve kërkojnë kthimin e detyrimit dhe shpenzimeve të tjera. Shoqëria përmbarimore “Strati Bailiff`s Service” sh.p.k, ka kërkuar vendosjen e sekuestros konservative mbi aktivet e regjistruara te shoqëria “Taçi Oil International Trading & Supply Company”.
Kërkesa është bërë në Gjykatë në 22 prill 2015 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 7 maj. Në shkresën e drejtuar Qendrës Kombëtare të Regjistrimit urdhri për sekuestro konservative është marrë pasi shoqëria “Taçi Oil International Trading & Supply Company”, sipas një vendimi të Gjykatës së Milanos (datë 21.08.2013), i njohur dhe nga Gjykata Shqiptare duhet t’i paguajë shoqërisë lider në marketingun ndërkombëtar sportiv “Infront Italy” Srl shumën prej 2.3 milionë euro si dhe shpenzime të tjera për procedurë dhe interesa. “Taçi Oil International Trading & Supply Company” rezulton në QKR me status të pezulluar që nga dhjetori i vitit 2014.
Dëshira e biznesmenit Rezart Taçi para 4 vitesh për të blerë disa aksione te Milani bëri jehonë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat italiane dhe më gjerë, por negociatat dështuan duke lënë në sirtar ëndrrën dhe ambicien e shqiptarit, e cila mbeti vetëm në kuadrin e sponsorizimit. Marrëveshja e sponsorizimit sipas mediave italiane u zyrtarizua në selinë e Milanit në prani të administratorit Adriano Galliani, Presidentit të “Taçi Oil” Rezart Taçi dhe Marco Bogarelli, President i “Infront Italy”. 2013 solli një kthesë të menjëhershme në aktivitetin e “Taçi Oil”, pasi u tërhoq nga blerja e “Albpetrol” pasi nuk arriti të derdhë shumën e ofruar 850 milionë euro.
Faksimilet e vendimit

d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.7%
-
Jo
38.7%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 1835
Lajme të tjera
-
Premtimet e opozitës për transport publik falas dhe ndalim ndërtimesh në Tiranë, Çoçoli: Të pamundura në logjikë ekonomike! Rëndohet buxheti bashkisë
30 Mars, 15:30
-
Historia/ Ruleta ruse e penalltive
30 Mars, 15:27
-
A duhet të vazhdojë Perëndimi të mbështesë Ukrainën?
30 Mars, 15:20
-
Misteri i vdekjes së komandantit Rus: U vra apo u vetëvra?
30 Mars, 15:11
-
Ukraina konfuzon 'inteligjencën ruse', lëviz mjetet ushtarake me targa identike në drejtim të kundërt
30 Mars, 15:08
-
Sërish tensione? Digjen dy makina me targa të Kosovës në veri
30 Mars, 14:58
-
Rrëfim prekës i Valbona Memës, këngëtarja flet për herë të parë për humbjen e të motrës: E kisha si nënë
30 Mars, 14:52
-
Zgjedhjet vendore, Karabina: PD duhet të kishte dalë me 61 kandidatë! Analisti Gashi: Do të zhbëheni si parti, do merrni vetëm 2%
30 Mars, 14:35
-
VIDEO/ Momente paniku për Aguerron, ish-sulmuesi ndjen shqetësime me zemrën në transmetim
30 Mars, 14:31
-
Prezantohet drafti paraprak i Strategjisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe TIK, Kushi: Prioritet për zhvillim
30 Mars, 14:31
-
VIDEOLAJM/ Kim takon pensionistin në Roskovec, mesazhi i ambasadores së SHBA-ve: Kujdesuni për vendin tuaj, është më i bukuri
30 Mars, 14:25
-
Sondazhet e tregojnë: Opozita e keqja e vetes, askënd të mos akuzojë!
30 Mars, 14:24