Sekuestrohen mbi 500 kg
drogë në tre operacione policore

Sekuestrohen mbi 500 kg <br />drogë në tre operacione policore
Rreth 250 kg drogë janë sekuestruar në dy operacione antidrogë në Gjirokastër dhe në Elbasan. Policia ndaloi 1 person, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërsa në një operacion të tretë, Policia e Igumenicës sekuetsroi sot në mesditë 270 kg marijuanë dhe arrestoi 5 shoqeruesit e saj, 4 grekë dhe një shqiptar.

DROGA NE ELBASAN
Një sasi prej 200 kg kanabis sativa është sekuestruar mbrëmjen e djeshme nga policia e Elbasanit. Droga u gjet në një automjet me targa AA659 CE në fshatin Hotolisht-Librazhd. Patrulla e qarkullimit rrugor kishte ngritur dyshime dhe ishte vënë në ndekje të tij. Sapo policia i është afruar automjetit, drejtuesi është larguar dhe arrestimi i tij është bërë vetëm pak kohë më vonë.

Policia bën të ditur se ka bërë të mundur identifikimin e autorëve si dhe organizatorëve të këtij rrjeti shpërndarje narkotike, dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Mbi 10 persona të dyshuar të implikuar në këtë trafik shpërndarje, janë shoqëruar në Komisariatit Policisë Elbasan mbi 10 persona të dyshuar të implikuar në këtë trafik shpërndarje. Policia e Elbasanit vlerëson operacionin e koduar “Blic” si një nga operacionet më të suksesshme të saj. Droga dyshohet se është ngarkuar në Patos dhe kishte destinacion Greqinë.

NË GJIROKASTËR U SEKUESTRUAN 50 KG
Dy të rinj nga Lazarati u shpallën në kërkim pasi akuzohen po transportonin dy thasë me mariuanë. Ngjarja ndodhi në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm pranë malit të Sopotit. Dy shtetas po i afroheshin vendit të quajtur “Antenat” në malin e Sopotit. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve u kanë bërë thirrje të ndalojnë, por dy të rinjtë kanë braktisur thasët me lëndë narkotike dhe janë larguar me vrap në shpatin e malit Sopot. Grupi hetimor konstatoi se në të dy thasët u gjetën 36 pako të mbushur me lëndë narkotike , me peshë të ndryshme secila ku varionin nga 1.3 deri në 1.5 kilogramë një pako, gjithsej 50 kilogramë Marijuanë. Informacioni për këtë trafik është marrë në rrugë operative , çka ka bërë që të identifikohen edhe dy të rinjtë nga fshati Lazarat.

IGUMENICE, KAPET 270 KG MARIJUANE LAZARATI
Policia e Igumenicës sekuetsroi sot në mesditë 270 kg marijuanë, ndërsa arrestoi 5 shoqeruesit e saj, 4 grekë dhe një shqiptar.
Policia e Sarandës bëri të ditur se droga po transportohej me një frugon që kaloi përmes kufirit të gjelbërt dhe u ndalua në Igumenicë. Nga kontrolli i policisë së shtetit fqinj rezultoi se në automjet kishte 11 çanta me marijuanë e ndarë në 174 pako. Lënda narkotike shoqërohej nga një grua rreth 30 vjeç me shtetësi greke dhe një shtetas shqiptar 42 vjeç.
Ndërkohë aksioni i policisë vazhdoi dhe u arrit të arrestoheshin edhe tre shtetas të tjerë të cilët shoqëronin lëndën narkotike me një tjetër makinë duke shërbuer si prijës të furgonin me drogë.
Policia bëri të ditur se të arrestuarit janë dy grekë, njëri 39 dhe tjetri 48 vjeç.
Kjo është ngarkesa e dytë me drogë Lazarati që kapet në jug të vendit. Ngarkesa e parë u sekuestrua nga policia shqiptare sot në mengjes në malin e Sopotit.
Ndërkohë, sipas policisë së Igumenicës vetëm gjatë katër ditëve të fundit janë kapur tre ngarkesa me drogë në Igumenicë, në total 700 kg marijuanë.

(im/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë