Sekuestrohen në Shkodër 10 kg e
569 gramë lëndë narkotike Marijuanë

Policia e Shkodrës ka sekuestruar sot një sasi prej afro 11 kilogram lëndë narkotike e cila dyshohet se është e llojit Marijuanë.

Sipas policisë, Shërbimet Operacionale dhe të Hetimit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thes me 10 pako me peshë  totale 10 kg e 569 gramë lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë, në vendin e quajtur “Gropat e Rërës”.

Ekspertët e kanë gjetur të braktisur thesin brenda të cilit ishin 10 pakot e mbështjella me qese të tejdukshme.
 
Deri tani nuk dihet nëse policia ka identifikuar apo jo poseduesit e drogës.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë