FOTO Ekskluzive/ Sekuestrohen në Durrës 123 mijë pound cash në një furgon që vinte nga Anglia! Sillte pako nga emigrantët shqiptarë në Britani për në Shqipëri! Arrestohet 21-vjeçari

DURRËS- Një furgon me 123.460 paund dhe 280 stërlina që vinte nga Anglia është ndaluar ditën e sotme në Portin e Durrësit. Furgoni kishte ardhur nga Porti i Ankonës në Itali dhe ka mbërritur në Durrës rreth orës 12:00, ndërkohë që ishte nën vëzhgim pasi ishte me rrisk dhe duhej të kontrollohej. Megjithëse fillimisht u raportua se janë sekuestruar mbi 1 mln paund, pas numërimit ka rezultuar se janë rreth 123 mijë paund.

Policia sakaq ka vënë në pranga 21 vjeçarin Olsi Sefolli, banues në Hamallaj, shofer i furgonit, i akuzuar për veprat penale 'Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shoferi i furgonit ka deklaruar në polici se nuk kishte dijeni për paratë. Sipas policisë gjatë kontrollit, në pjesën e prapakolpit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 pako me para. Nga këqyrjet e kryera nga grupi hetimor, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 123.460 paund dhe 280 stërlina.

Mësohet se furgoni mblidhte pako nëpër qytete të ndryshme të Anglisë dhe i sillte në vendin tonë duke shërbyer si postë private mes emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në Angli. Furgoni aktualisht ishte i mbushur me rroba dhe orendi shtëpiake.

Të pranishëm në kontrollin e furgonit ishin Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, nëndrejtori, shefi i Krimit Ekonomik dhe Drejtori i Doganës së Durrësit. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga furgoni ku janë sekuestruar paund cash. 

1621436004_ekskluzive001.jpg

Furgoni ku ishin fshehur paratë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
U kap me 123 mijë paund në furgonin që erdhi nga Anglia, ky është 21-vjeçari që u vu në pranga në Portin e Durrësit

1621456938_oslisefolli.jpg

Report Tv ka siguruar fotot të 21-vjeçarit Olsi Sefollit, shoferi i furgonit që vinte nga Anglia, ku u sekuestruan më shumë se 123 mijë paund. 21-vjeçari u banues në Hamallaj, u vu në pranga pasi akuzohet për veprat penale 'Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale",dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shoferi i furgonit, Olsi Sefolli ka deklaruar në polici se nuk kishte dijeni për paratë. 

Ora 20:50
Sekuestrimi 123 mijë paundëve, policia: Në pranga shoferi i furgonit, paratë ishin ndarë në 12 pako dhe ishin vendosur në prapakolp (VIDEO)

Policia e Durrësit ka dhënë një njoftim zyrtar për mediat në lidhje me sekuestrimin e 123 mijë paundëve në furgonin që vinte nga Anglia.

Policia njofton se ka arrestuar 21-vjeçarin, banues në Hamallaj, shtetasin Olsi Sefolli, nën akuzë për  'Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale",dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”

Policia njofton se gjatë kontrollit, në pjesën e prapakolpit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 pako me para.

Nga këqyrjet e kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 123.460 paund dhe 280 stërlina.

'Bashkëpunimi i shkëlqyer mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve doganore çoi në sekuestrimin e një shume të madhe parash të padeklaruara në kufi. 

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore parandalojnë dhe godasin në hyrje të Portit të Durrësit, një rast të mosdeklarimit të një shume të madhe parash në paund.

Sekuestorn 123.460 paund dhe 280 stërlina.

Vihet në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjetën të fshehura pakot me paund e stërlina. 

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe seksionin për hetimin e krimit ekonomik e financiar në DVP Durrës, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në portin e Durrësit. 

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë dhe atyre doganore, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një furgon mallrash që vinte nga Anglia, me drejtues shtetasin O. S., 21 vjeç, banues në Hamallë. 

Gjatë kontrollit, në pjesën e prapakolpit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 pako me para. 

Nga këqyrjet e kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 123.460 paund dhe 280 stërlina. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. S., për veprat penale" Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale",  "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe " Kontrabanda me mallra të tjerë dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Ndërkohë, nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të implikuar në këtë vepër penale.'- njofton policia.

Ora 20:04
Kishin ardhur me furgon nga Anglia, këto janë 'paundët cash' që u sekuestruan në Portin e Durrësit

Këto janë 'paundët cash' e sekuestruara ditën e sotme në Portin e Durrësit, brenda një furgoni i cili sillte pako të ndryshme nga emigrantët shqiptarë në Angli në vendin tonë.

Megjithëse fillimisht u raportua se u sekuestruan 1 mln paund, pas numërimit ka rezultuar se shumë e paund cash të gjetura në furgon ishte 123 mijë paund.

Ora 17:19
Brenda tij u gjetën 123 mijë paund, furgoni sillte pako nga emigrantët shqiptarë në Britani! Ishte i mbushur me rroba dhe orendi shtëpiake

1621436072_ekskluzivepaund.jpg

Pamje nga furgoni ku janë sekuestruar paund

Report Tv mëson se fugoni ka ardhur për herë të tretë në Shqipëri. Kompania funksiononte për transportin e mallrave Angli- Shqipëri, si postë private. Shoferi mblidhte nga qytete të ndryshme të Anglisë pako dhe i sjell në Shqipëri. Aktualisht paratë ende nuk janë numëruar të gjitha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • justice: 20/05/2021 06:43

    Keto jane leket qe financojne PPP-te, pallatet, hotelet, etj.

    Përgjigju
  • foni: 20/05/2021 06:23

    Ore pse nuk I lini leke e tyre te shkojne tek njerezit...apo ka shume pune ne shqiperi...dihet qe jane leke droge..POR shume shpejt droga do te legalizohet....

    Përgjigju
  • goni: 20/05/2021 05:42

    Po ti kishte 20she nuk do e kishin zbuluar

    Përgjigju
  • Banka: 20/05/2021 01:49

    Që nga fakti i shifrës 123,800 duket që ose jane numeruar disa herë ose jane shume emigrante bashke pa letra që kanë derguar ndonje para kendej nga familjet , pra 50-100 vetë nga1200£ -2500£ Mesatarisht që mund tju kene nis cash familjareve , problem mbetet kontrolli i parave që dalin nga Shqipëria per te hyre te futen deri në 2/3% GDP nuk e ka problem tregu me shume ka pastaj inflacion …

    Përgjigju
  • Nordiku: 19/05/2021 21:25

    Ore jepjani turnit tjeter te policeve ti numerojne prap. Te bej be qe do dali 23 mije e nja 50 pound. Hahahaha

    Përgjigju
  • Boss: 19/05/2021 20:59

    Aty kane qene 2 milion, po i lumshin duart kush i ka marre Dhe ka lene 100 mije sa per me e kalu ne ndjekje penale! Shume te zgjuar bravo...

    Përgjigju
  • Gallat o gallat: 19/05/2021 20:50

    Kan more policat as kandash dhe paskan ngel £123.000 deri neser do dalin £12000.300 Bereqet Ishalla

    Përgjigju
  • Agjenti: 19/05/2021 19:38

    Prit kur te dali njoftimi i ri ishin 500 mije paund.

    Përgjigju
  • inglateri: 19/05/2021 17:18

    Ka kohe qe behet kjo nga te gjitha pikat e hyrjes ne shqiperi.mjafton paguj polici dogan.gjynaf ky shoferi e groposen te shkretin

    Përgjigju
    • karabobe: 19/05/2021 19:26

      pse gjynaf? e dinte. paguhej . eshte çeshtje zgjedhjeje ne jete. s'po e zgjas ma

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit