DURRËS- Sapo mbërriti me traget në Portin e Durrësit, Policia Kufitare ushtroi kontroll të beftë në autobusin e linjës Bari-Durrës ku gjeti të fshehura 121 680 euro. Operacioni u zhvillua pas informacioneve se Leonard Nikolli, pronar i linjës së udhëtarëve 'Gremel' po transportonte një shumë të majme parash, të padeklaruara. 44-vjeçari Nikolli u prangos, ndërsa shoferi i autobusit, Ergys Sadikaj, po hetohet në gjendje të lirë. Report Tv solli videon ekskluzive të operacionit, momenti kur zbulohen eurot e fshehura në tavanin e autobusit, në vendin e posaçëm të çantave.
Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e 'Gremel', që po kthehej nga Italia, policia ka gjetur të fshehura në tavanin e mjetit 121 680 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shoferi i autobusit ka deklaruar në Polici se nuk ka pasur dijeni për eurot që ishin të fshehura në tavan, të cilat sipas ligjeve në fuqi duhej të ishin deklaruar.
"Bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fluksi”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të finalizuara në këtë pkk, për parandalimin e futjes së shumave të konsideruehsme të parave, pa i deklaruar, shuma të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale", njofton policia.
Hetimet për origjinën e parave vazhdojnë nga Prokuroria e Durrësit, ndërsa pritet të merret në pyetje pronari i 'Gremel' Leonard Nikolli, i cili akuzhohet për "mosdeklarim të parave në kufi”. Në ekstraktin e marrë nga QKR, Zyra qendrore e shoqërisë 'Gremel' është në Durrës, ndërsa është themeluar në vitin 2018.
Autobusi ku u sekuestruan 121 mijë euro në Portin e Durrësit i përket firmës Gremel, me pronar Leonard Nikollin, i cili ka rënë në pranga. Eurot e padeklaruara ishin fshehur në tavanin e autobusit të linjës Bari Durrës.
Në ekstraktin e marrë nga QKR, Zyra qendrore e shoqërisë është në Durrës, ndërsa është themeluar në vitin 2018.
Report Tv ka siguruar foton e Leonard Nikollit, pronarit të autobusit të firmës Gremel, ku u sekuestruan ditën e sotme 121 mijë euro të padeklaruara që ishin fshehur në tavanin e autobusit të Linjës Bari Durrës.
Në pranga kanë rënë Leonard Nikolli, pronari i firmës dhe në hetim është vënë shoferi i autobusit, Ergys Sadikaj.
"Port Durrës/Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin e futjes së shumave të mëdha të parave në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk. Operacioni policor i koduar “Fluksi”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia Kufitare, në të gjithë vendin. Sekuestrohen 121 680 euro të padeklaruara në PKK Port Durrës.
Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se me një autobus, po trasportohej një shumë e konsiderueshme eurosh, me qëllim shmangien e deklarimit të tyre në pkk. Tentoi të fuste në vendin tonë 121 680 euro që ishin fshehur në tavanin e autobusit, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, arrestohet në flagrancë pronari i autobusit. Procedohet penalisht drejtuesi i këtij autobusi.
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, krahas angazhimit maksimal për të përballuar fluksin e turistëve, vizitorëve dhe shtetasve shqiptarë që vijnë në Shqipëri për qëllime turistike, kanë intensifikuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fluksi”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të finalizuara në këtë pkk, për parandalimin e futjes së shumave të konsideruehsme të parave, pa i deklaruar, shuma të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.
Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, në pronësi të shtetasit L. N. dhe me drejtues shtetasin E. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në tavanin e këtij autobusi, të kryer duke përdorur metoda bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 121 680 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk, konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi L. N., 44 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, të dy banues në Durrës. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Report Tv ka siguruar foton e autobusit ku u sekuestruan 121 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit. Eurot ishin fshehur në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës. Në pranga ka rënë pronari Leonard Nikolli, ndërsa në hetim shoferi i autobusit, Ergys Sadikaj.