Report Tv siguron FOTOT, kush janë shoferi dhe pronari i autobusit Gremel ku u gjetën 121 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Report Tv siguron FOTOT, kush janë shoferi dhe pronari i autobusit Gremel ku u gjetën 121 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Report Tv ka siguruar foton e Leonard Nikollit, pronarit të autobusit të firmës Gremel, ku u sekuestruan ditën e sotme 121 mijë euro të padeklaruara që ishin fshehur në tavanin e autobusit të Linjës Bari Durrës.

Në pranga kanë rënë Leonard Nikolli, pronari i firmës dhe në hetim është vënë shoferi i autobusit, Ergys Sadikaj.

"Port Durrës/Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin e futjes së shumave të mëdha të parave në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk. Operacioni policor i koduar “Fluksi”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia Kufitare, në të gjithë vendin. Sekuestrohen 121 680 euro të padeklaruara në PKK Port Durrës.

Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se me një autobus, po trasportohej një shumë e konsiderueshme eurosh, me qëllim shmangien e deklarimit të tyre në pkk.   Tentoi të fuste në vendin tonë 121 680 euro që ishin fshehur në tavanin e autobusit, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, arrestohet në flagrancë pronari i autobusit. Procedohet penalisht drejtuesi i këtij autobusi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, krahas angazhimit maksimal për të përballuar fluksin e turistëve, vizitorëve dhe shtetasve shqiptarë që vijnë në Shqipëri për qëllime turistike, kanë intensifikuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fluksi”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të finalizuara në këtë pkk, për parandalimin e futjes së shumave të konsideruehsme të parave, pa i deklaruar, shuma të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale. 

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, në pronësi të shtetasit L. N. dhe me drejtues shtetasin E. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në tavanin e këtij autobusi, të kryer duke përdorur metoda bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 121 680 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk, konform ligjeve në fuqi.  

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi L. N., 44 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, të dy banues në Durrës. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.


Lajmi kryesor:

Video ekskluzive/ Sekuestrohen 121 mijë euro në Portin e Durrësit, u fshehën në tavanin e autobusit që vinte nga Bari! Në pranga pronari i ‘Gremel’, në hetim shoferi


Ora 09:56
Report Tv siguron FOTOT, kush janë shoferi dhe pronari i autobusit Gremel ku u gjetën 121 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit
  • SI.E./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      17 Dhjetor, 08:53

      Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



    ×

    Lajmi i fundit

    Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

    Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike